Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Banda e Talo Çelës merr tenderët e ushqimeve në Përmet/ Firma e gruas së Sharrës miratohet nga kryebashkiakja Alma Hoxha

Problemi i kopshteve dhe çerdheve dhe lidhja me “të fortët” e Elbasanit
Bashkia e Përmetit ka hapur tenderin në datë 16.01.2024. me nr reference REF- 93355-01-18-2024, me objekt “Blerje ushqimesh për kopshtin me drekë, çerdhen dhe konviktin e Bashkisë Përmet për vitin 2024”.
Marrëveshja do të ishte kuadër 39 milionë lekë dhe do të hapej fondi nga autoriteti kontraktor Alma Hoxha. Në këtë marrëveshje do të duheshin 4 150 litra qumësht, 1 698 litra kos, 12 718 kokrra vezë, 40.5 litra vaj ushqimor luledielli, 600 kg mish viçi dhe 127 miell gruri, 1 349 kg patate, 812 kg karrota dhe 893 kg portokalle.
Në faqen zyrtare të Bashkisë së Përmetit ka vetëm një kopësht çerdhe me ushqim dhe e emërtuar “Çerdhe Përmet”. Në këtë çerdhe janë gjithsej 32 fëmijë, që sipas Bashkisë Përmet, paguajnë një tarifë ditore prej 230 lekësh, apo gati dyfish më shumë se tarifa që paguajnë prindërit që kanë fëmijët në çerdhet publike.
Ndërsa 10 të tjerat nga “Kopshti nr 1, 2 e deri tek Kopshti Pacomit në fshatin Pacomit janë të gjitha pa ushqim. Konviktit i shkollës së mesme, që është më pak se ajo e çerdhes, ngre dyshime të arsyeshme se në këtë tender po abuzohet. I vetmi fakt është që në strukturën e punës së këtij konvikti, janë 7 punonjës.
Agron Haxhimali kryetari i shoqatës së Bashkive shprehet se: “Kanë marr atë Grandin dhe po investojnë nuk mendoj që këta qytetarë do jenë shumë të lumtur kur shohin një objekt, jo me një por edhe 10 dhe nuk është funksional e kuptojnë shumë mirë që me paratë e tyre do paguhet roja, drita, ushqimet, energjia elektrike”.
Këtë tender e ka fituar kompania “Gerti 198” me administrator dhe aksioner Elgert Laska. “Gerti 198” që ofron ushqime për fëmijët ka si objekt import-eksportin e pjesëve të këmbimit për automjetet e tonazhit të rëndë, plehra kimike, hidrosanitare, karburant, cigare dhe së fundmi ka shtuar edhe bar-restorant shërbim katering. Kujt ja ka dhënë drejtoresha Alma Hoxha këtë tender?
Fijzat që lidhen me krimin, si futet banda e Talo Celës në ushqimet e fëmijëve?
Elgert Laskaj përveç kompanisë “Gerti 1987” ka hapur kompaninë “MPED-XH Group” në datë 15.06.2021. Laskaj është bashkëpronar me Olta Sharrën, gruan e Gentian Sharrës, në kompaninë e ndërtimit. Banda e Talo Çelës, ndonëse e goditur nga SPAK për një sagë krimesh të rënda, vijon në forma të kamufluara të përfitojë para publike, përmes tenderave. Gentian Sharra është një prej anëtarëve kryesor të bandës së Talo Çelës. SPAK ka identifikuar Gentian Sharrën, i dënuar më parë për trafik droge, autor i disa grabitjeve, përfshirë edhe grabitjen e Rinasit. Ka dyshime të arsyeshme se paratë e vjedhura të bankës në Rinas janë miksuar me lekët e parave pulike. Sharra ka përdorur emrin e bashkëshortes për të hapur dhe shtrirë fijëzat në disa kompani dhe rrjedhimisht fituar ankande publike duke krijuar dhe pastruar pasuri miliona euro. Teksa një pjesë e konsiderueshme afro 5 milionë euro janë sekuestruar në vitin 2022 me kërkesë të prokurorisë. Elgert Laskaj del në skenë me këtë kompani duke përfituar para nga ushqimi i fëmijëve të çerdheve në Republikën e Shqipërisë.
Laskaj është ndërkohë pronar i kompanisë së sipër përmëndur ‘GERTI -1987’. Pasi ka blerë 100% të aksioneve për 100 mijë lekë në vitin 2018, Laskaj ka shtuar objektin e veprimtarisë së kompanisë që shiste pjesë fadromash, në subjekt për shitje të ushqimeve, bulmetit dhe fruta perime. Por jo vetëm kaq me anë të gruas së tij, Olta Sharra si person fizik me NIPT: L32517203Q, grabitësi i Rinasit, Gentian Sharra ka marrë mbi 14 milionë USD tendera nga Bashkia Elbasan, Librazhd, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme.
Kush është Gentian Sharra
Nga të dhënat hetimore Gentian Sharra, 48 vjeç është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike, krime kundër personit dhe krime ekonomike.
Ai është i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit më 9 prill të 2019. Nga hetimet rezultoi se furgoni i përdorur në grabitje është modifikuar nga vëllezërit Çala në servisin e Gentian Sharrës, në fshatin Katund i ri në Elbasan.
Gentian Sharra, personi që iu sekuestrua pasuria 5 milionë euroshe, rezulton të jetë mik me të shumëkërkuarin Talo Çela. Në dosje thuhet se miqësia ishte mjaft e ngushtë mes tyre, saqë Sharra e kishte punësuar Çelës në kompaninë e bashkëshortes së tij, Olta Sharra. Bëhet fjalë për punësim fiktiv. Zyrtarisht Çela rezultonte i punësuar si magazinier.
“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me shkresën Nr 5041/1 datë 03.09.2020 informon se: Në ngarkim të shtetasit Gentian Mustafa Sharra ka të dhëna/informacione ku rezulton të jetë i implikuar në veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike, krimet kundër personit dhe krimit ekonomik. Ky shtetas njihet si lidhje e grupit të grabitjes së eurove në ambjentet e Aeroportit të Rinasit ku është marrë një sasi e konsiderueshme valute e huaj (euro). Sipas informacionit të mësipërm, furgoni i përdorur për këtë grabitje është modifikuar nga vëllezërit Çala tek servisi i këtij shtetasi Gentian Mustafa Sharra, i ndodhur në fshatin Katund i Ri-Elbasan. Gjithashtu ky shtetas është lidhje shoqërore e ngushtë e shtetasit Talo Jonuz Çela (aktualishtë në kërkim për këtë grabitje dhe i dyshuar për disa vrasje në Durrës dhe Elbasan). Sipas referimit lidhja është vërtetuar pasi për një periudhë kohore Talo Çela ka qenë i punësuar (fiktivisht) tek firma e bashkëshortes së tij Olta Sharra”, thuhet në dosje.
Sharrës iu sekuestruan 5 milionë euro pasuri, përfshirë vila, makina e toka. Ai u vu në pranga më 19 maj të vitit të kaluar, pas një aksioni të zhvilluar nga RENEA pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Më pas, Laskaj nis të marrë tendera publikë në vlera të mëdha. Një tender korruptiv, me vlerë 1.5 milionë euro dhe me ofertë gati sa fondi limit e ka marrë në 30 qershor 2020, për furnizim me ushqime të Drejtorisë së Burgjeve.
Këtë tender Laskaj e ka marrë nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara kur drejtohej nga Edlira Naqellari, e dënuar për korrupsion me tendera. Tenderin e ka marrë pikërisht në bashkëpunim me gruan e Gentian Sharrës, i akuzuar nga SPAK për disa grabitje me armë me Talo Çelën, i hetuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për heqje të paligjshme të lirisë, plagosje e lehtë me dashje dhe korrupsion zgjedhor.
Një linjë tjetër klienteliste, kuzhinieri Elgert Laskaj. Një tjetër tender të dyshimtë, Elgert Laskaj e ka marrë nga Bashkia Kukës kur drejtohej nga Safet Gjici, në burg për korrupsion. Dy tenderë të tjerë i ka marrë nga Bashkia Përmet me firmën e Alma Hoxhës ku dhe aktualisht janë duke ushqyer me duart e tyre krimin.
Por përpos këtyre subjekteve, Elgert Laskaj që përfiton tendera nga Bashkia Përmet ka edhe një tjetër kompani. “5 development” është një tjetër subjekt me administrator Besjon Beqaj dhe aksioner 5 ortakët Marildo Papa me 10% të aksioneve, Amarildo Asmënaj me 25% të aksioneve, Elgert Laskaj me 25% të aksioneve Besjon Beqaj me 35% të aksioneve dhe Juxhin Pasho me 5% të aksioneve. Ky i fundit edhe pse me numrin më të vogël të aksioneve rezulton gjithashtu të paktën për vitin 2022 administrator i Njësisë Piskovë. A është Pasho në kushtet e shpërdorimit të detyrës apo përfitimit për shkak të detyrës?
Në nga kerkimet në faqen zyrtare të bashkisë në emër të Juxhin Pasho del edhe një tjetër subjekt restorant i regjistruar që prej vitti 10 tetor 2017. Restoranti i quajtur Enea me adresë në rrugën Nacionale Përmet –Këlcyrë me nr telefoni 067……555 dhe e-mail [email protected]. Kjo kompani është pezulluar menjëherë në 24 shkurt 2025 vetëm një muaj më parë pasi gazetarët e emisionit Vetting kishin nisur investigimin.
Por një tjetër kompani del në skenë ajo është “PERMET ADVENTURE TOURS” në këtë kompani janë aksionerë gati të njëjtët persona Elgert Laskaj me të aksioneve Smeralda Bozaxhiu njëherash edhe administratore por edhe aksioner, Juxhin Pasho që është edhe punonjës i bashkisë dhe Ledion Hila, të gjithë me 25% të aksioneve.
Haxhimali u shpreh se: “Nuk janë treguar vizionar, por e kanë parë si mundësi të artë po e e investor një herë janë hedhur një herë sepse çështjet e prokurimit publik konsiderohen të arta për interesa të arta në afat shkurtër por në afat gjatë ato nuk kanë asnjë lloj rezultati”.
Edhe në vitin 2025 është hapur i njëjti tender nga Qeverisja Vendore Përmet me objekt “Blerje ushqime për kopësht me drekë çerdhe dhe Konviktin në Bashkinë Përmet për vitin 2025. Pikërisht në datën 24 janar 2025 me procedurë të hapur të thjeshtuar në garë morën pjesë 2 konkurrentë “Gerti 1987” dhe Geralda Metushi pf. Por kjo garë është markuar me flamur të kuq nga Open Data Albania “skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe skualifikimi i ofertës me vlerë më të ulët.
Ashtu si në vitin 2024 edhe për vititn 2025 fituesi është po i njëjti. Tenderi i hapur nga Bashkia e e Përmetit në datë 24 janar 2025 me vlerë 3 444 069,0. Tenderi me vlerë 3 444 069,000 me objekt blerje mallrash me procedurë të hapur të thjeshtuar blerje ushqime për kopësht me drekë çerdhe dhe konvikt në Bashkinë Përmet u fitua nga “GERTI – 1987” me afat deri në në 31 dhjetor 2025. Haxhimali sqaron se: “Nuk janë treguar vizionar por e e kanë parë si mundësi të artë po e e investor një herë janë hedhur një herë sepse cështjet e prokurimit public konsiderohen të arta për interesa të arta në afat shkurtër por në afat gjatë ato nuk kanë asnjë lloj rezultati./ Emisioni investigativ Vetting, News24
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38