Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha: Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet

Berisha: Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar përplasjen virutale mes kreut të socialistëve Edi Rama dhe demokratit të famshëm, Ilir Vrenozi.

Nga konferenca me gazetarët, Berisha tha se Vrenozi është ylli i kësaj fushate i cili ka çmendur Ramën. Berisha tha se Vrenozi përfaqëson qytetarin me halle, por që nuk shitet.

“Janë dy gjëra të pakrahasueshme. Basha u vu në funksion njëlloj si brava me çelësin, kurse Ilir Vrenozi ishte epik. Ai zhvilloi një betejë si Davidi me Golian. E kllaposi Ramën. E dërrmoi.

Mos e pyet.

Nuk ka marrë kush përgjigje publike më të trishtë, po të them të vërtetën më poshtëruese. Se shkon me atë mentalitetin anadollak se do e blej atë. Kur kam blerë ata, do e blej edhe këtë unë.

Ai dha një përgjigje.... po kujt t’i japësh se duhet të kesh turp që të turpërohesh. Ky nuk ka turp.

Megjithatë Vrenozi është stari i kësaj fushate sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij, por që nuk shitet.

Imagjino ti se çfarë oferte do i bënte Rama atij sikur t’i shkonte në podcastin e tij. Kështu që Vrenozi është stari i kësaj fushate. E përgëzova në Korçë, e përgëzoj prapë. Por Ramën e poshtëroj, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin”, deklaroi Berisha.

Të fundit