E-TJERA

Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, Gjokutaj: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares

Shtyhet sërish seanca për “Partizanin”, Gjokutaj:

Ëshët shtyrë sërish seanca për dosjen “Partizani’.

Genc Gjokutaj, avokati i Berishës, ka deklaruar para mediave se kanë depoziituar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga dosja.

“Duke ju sjellë në retrospektivë informimin e djeshëm, që ne kërkuam një kohë të mjaftueshme, të shpejtë për t’u konsultuar me të mbrojturit prej nesh për sitautën e krijuar pas vendimit të gjyqtares paraprake lidhur me pavlefshmërinë e kërkimeve tona, ne unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi për njëanshmëri të theksuar në vendimmarrjen e saj. Ato janë kërkime të qarta të bazuara në ligj dhe jnë kaos gjyqësor që pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë. Sot ne depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi dhe seanca u ndërpre sipas procedurës, sepse gjyqtarja nuk mund të japë vendim pa u shprehur një tjetër gjyqtar i gatshëm në lidhje me vendimmarrjen e saj”, deklaroi Gjokutaj.

Të fundit