Flash News

Bota

Tragjedi në një shkollë franceze, 15-vjeçari vret një bashkëmoshatar dhe plagos tre të tjerë me thikë

Tragjedi në një shkollë franceze, 15-vjeçari vret një

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një shkollë të mesme në Francë, ku një 15-vjeçar ka ndërmarrë një sulm me thikë, duke lënë të vrarë një nxënës dhe duke plagosur tre të tjerë. Incidenti ndodhi në ambientet e shkollës “Notre-Dame-de-Toutes-Aides” në qytetin Nante, në Francën perëndimore, rreth mesditës së së enjtes, sipas orës lokale.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare dhe burime lokale, autori është vetë nxënës i kësaj shkolle. Ai ka hyrë në ndërtesë i armatosur me thikë dhe ka shkuar në katin e dytë, ku ka qëlluar për herë të parë një nga bashkëmoshatarët e tij. Më pas, ai është zhvendosur në pjesë të tjera të shkollës dhe ka goditur edhe tre adoleshentë të tjerë.

Dy nga të plagosurit raportohet se ndodhen në gjendje kritike në spital. Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se nuk ka të dhëna që sugjerojnë një motiv terrorist në këtë fazë të hetimeve.

Sulmuesi u neutralizua nga mësuesit e shkollës, të cilët ndërhynë me guxim për të parandaluar përshkallëzimin e tragjedisë. Ai aktualisht ndodhet në duart e policisë dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe ka ringjallur debatet për sigurinë në shkolla si dhe shëndetin mendor të adoleshentëve.

Të fundit