Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier-Levan, furgoni përplas motomjetin, një i plagosur

Aksident në aksin Fier-Levan, furgoni përplas motomjetin, një i

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku një furgon mallrash ka goditur një motomjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.

I lënduari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të fundit