
Flash News
Në zgjedhje të tilla fitorja mund të jetë vetëm e Edi Ramës
Përfundon numërimi në Rrogozhinë, PS del forcë e parë
Arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier, policia: Bleu vota për të bijën
Kanosje për një votë, nënkryetari i partisë nën hetim nga SPA
PD-ASHM kryeson në Kukës pas numërimit të 71 kutive
“Nobeli i mjedisit” fitohet për herë të parë edhe nga dy aktivistë shqiptarë
Për herë të parë në 36 vitet e historisë së tij, çmimi “Goldman” i njohur edhe si “Nobeli i mjedisit”, fitohet edhe nga dy aktivistë nga Shqipëria.
Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania u vlerësuan për përpjekjen e tyre për mbrojtjen e Lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve – deri ne shpalljen e tij nga qeveria si ‘Park Kombëtar i një Lumi të Egër”.
Një telefonatë në orët e vona nga selia e fondacionit “Goldman” në San Francisko i la të befasuar Besjanën dhe Olsin këtë fillim prilli. Një juri ndërkombëtare i kishte përzgjedhur ata mes mijëra aktivistëve nga e gjithë bota për t’i nderuar me çmimin më të lartë të mjedisit. Falë këmbënguljes së tyre, qeveria i dha Vjosës dhe degëve të saj statusin e “Parkut Kombëtar, duke siguruar që lumi të vijojë i pandërprerë rrugën prej 170 kilometrash brenda territorit shqiptar.
“11 vjet më parë nuk mund t’i imagjinoja përmasat që do të ndërmerrte fushata e Vjosës. Ishim vetëm një grup ëndërrimtarësh që kishim një vizion të qartë dhe të pakompromis: ta shihnim Vjosën Park Kombëtar” – thotë për DW aktivisti Olsi Nika.
“E nisëm fushatën si një ekip i vogël prej vetëm tre personash,” kujton aktivistja 37-vjeçare, Besjana Guri, “por sot, Vjosa ka me mijëra, madje miliona miq në mbarë botën.”
Ishte viti 2014 kur Olsi dhe Besjana themeluan organizatën EcoAlbania, me qëllimin për të mbrojtur ekosistemet dhe habitatet natyrore të Shqipërisë. Po atë vit, ata iu bashkuan fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, e iniciuar nga organizatat partere RiverWatch dhe EuroNatur, që synonte mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga kërcënimi i hidrocentraleve masive.
Teksa Olsi, biolog në profesion, koordinonte përpjekjet e shkencëtarëve, komuniteteve lokale, aktivistëve dhe OJF-ve, Besjana, e diplomuar në shkencat sociale sillte në vëmendjen e publikut dhe medias punën e skuadrës. “Flitej shumë pak për mjedisin, për dëmet që sillnin hidrocentralet në ekosistemet lumore. Njerëzit e shihnin si diçka të mirë, ndaj vetëm të ishe e dëgjuar në komunitet dhe në publikun e gjerë ka qënë sfidë e madhe” – kujton Besjana.
Në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë, ishin planifikuar të ndërtoheshin 45 hidrocentrale. Kjo do të thoshte pasoja katastrofike për habitatin e lumit, duke rrezikuar një biodiversitet unik prej 1,175 llojesh bimore dhe shtazore. “Por për aq kohë sa asnjë digë nuk ishte ende ndërtuar e vënë në punë, ne mund ta mbanim gjallë ëndrrën e Parkut Kombëtar”- shprehet Olsi, aktivisti 39-vjeçar.
Lumi Vjosa – një model për Europën dhe botën
Shkencëtarë, juristë, eurodeputetë dhe figura të njohura publike përfshirë edhe aktorin Leonardo DiCaprio dhanë mbështetjen e tyre për idenë e krijimit të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.
Në nëntor të vitit 2021, Besjana dhe Olsi vendosën të ftonin kompaninë “Patagonia”, një mbështetëse e fushatës, qe të negocionte me qeverinë shqiptare. Roli i saj si ndërmjetës bëri që mbrojtja e Vjosës të mos mbetej vetëm në letër. Në mars të vitit 2023, në Kalanë e Tepelenës, u firmos marrëveshja për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
“Parku Kombëtar i Vjosës është një model i ri, që Shqipëria ia jep Evropës por edhe botës se si duhet të mbrohet natyra dhe sidomos ekosistemet e ujrave të ëmbla, që janë kritikisht në zhdukje” – thotë biologu Nika.
Pikërisht veçantia e tij e bën Parkun e Vjosës një sfidë në menaxhim. Sipas aktivistit Nika ky do të jetë edhe objektivi i radhës për aktivistët. “Vendosja në jetë e planit të menaxhimit ka të bëjë me ngritjen e strukturave, rritjen e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e kuadrit ligjor apo se si duhet të operojnë aktivitetet që ndikojnë aty” – thotë Olsi, duke theksuar më tej se “ky është një proces që kërkon kohë, e ndoshta më shumë kohë se sa u desh për ta shpallur Parkun Kombëtar”.
Ndërsa për Besjanën një tjetër sfidë vijon të jetë lumi Shushica, degë e lumit Vjosa, rrjedha e të cilit planifikohet të devijohet në shërbim të turizmit masiv. “Ne Vjosën e kemi fituar një herë kur u shpall Park Kombëtar, tani duhet të fitojmë Shushicën” – shprehet aktivistja.
Planeti në rrezik – nismat që japin shpresë
Çmimi Goldman për mjedisin jepet çdo vit për aktivistë lokalë nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre. “Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin” – thotë Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti ndërkombëtar që i mbështet — janë zgjidhja”.
Krahas aktivistëve nga Shqipëria, fituesit e tjerë të çmimit Goldman për vitin 2025 janë Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash nga Mongolia, Carlos Mallo Molina, aktivist nga Ishujt Kanarie, Laurene Allen nga Shtetet e Bashkuara dhe Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja. Ky çmim dedikuar mjedisit u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka nderuar 233 aktivistë nga 98 vende të ndryshme./DW
Të fundit


Mbyllet numërimi i votave në Delvinë, si paraqitet rezultati
12 Maj 2025, 13:38
Garon në listë të hapur, sa vota ka marrë Ilir Meta deri tani
12 Maj 2025, 13:20



Ndërpritet numërimi i votave në Fier, procesi rifillon nesër në orën 08:00
12 Maj 2025, 12:24

Në zgjedhje të tilla fitorja mund të jetë vetëm e Edi Ramës
12 Maj 2025, 12:01
Kanosi gazetarin gjatë detyrës, procedohet penalisht 26-vjeçari
12 Maj 2025, 11:57
Del rezultati i votimit elektronik në Njësinë 10, si ndahen votat
12 Maj 2025, 11:56
Përfundon procesi i numërimit në Himarë, fiton Partia Socialiste
12 Maj 2025, 11:49
Zgjedhjet e 11 majit, SPAK: Janë regjistruar 39 procedime penale
12 Maj 2025, 11:36


PSD forcë e tretë politike, si janë shanset e 'të vegjëlve' deri tani
12 Maj 2025, 11:04
Përfundon numërimi në Rrogozhinë, PS del forcë e parë
12 Maj 2025, 10:50
Përfundon i numërimi në Tepelenë, fiton Partia Socialiste
12 Maj 2025, 10:45
Përfundon numërimi në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë, ja kush kryeson
12 Maj 2025, 10:28
Mirditë/ PD kryeson ndaj PS-së, sa vota kanë marrë deri më tani
12 Maj 2025, 10:23
Spanja merr vendimin, shkurton orarin javor të punës
12 Maj 2025, 10:10

Kanosje për një votë, nënkryetari i partisë nën hetim nga SPA
12 Maj 2025, 09:53
Koalicioni PD-ASHM udhëheq në Kavajë
12 Maj 2025, 09:47
PD-ASHM kryeson në Kukës pas numërimit të 71 kutive
12 Maj 2025, 09:31
BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
12 Maj 2025, 09:24

Përfundon numërimi në Kolonjë, si u ndanë votat
12 Maj 2025, 09:00

Përfundon numërimi në Pustec, kryeson PS
12 Maj 2025, 08:41

Vijon numërimi në Tiranë, ja si ndahen votat dhe mandatet deri tani
12 Maj 2025, 08:18
PD kryeson në Kukës, mbi 3 mijë vota diferencë nga PS
12 Maj 2025, 08:16
Numërohen kutitë e para, PD-ASHM kryeson në Krujë
12 Maj 2025, 08:04



Numërohen 250 kuti votimi në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani
12 Maj 2025, 07:31
PD-ASHM udhëheq në Shkodër, mbi 1300 vota diferencë me PS
12 Maj 2025, 07:18
Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, kush kryeson
12 Maj 2025, 07:06
Hapet kutia e parë në Korçë, kryeson PD-ASHM
12 Maj 2025, 01:53
Nis numërimi në qarkun e Shkodrës, hapen dy kutitë e para kryeson PD
12 Maj 2025, 01:41

Zgjedhjet parlamentare / Reagon LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri
12 Maj 2025, 01:18

PD kryeson në Njësinë 2 në Tiranë
12 Maj 2025, 00:56


Hapet kutia e parë në Skrapar, kryeson PD
12 Maj 2025, 00:29
Nis numërimi i votave në Mirditë
12 Maj 2025, 00:25
Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat
12 Maj 2025, 00:18
Noka akuza Ballës: Thasët e tij do të veçohen! Do monitoroj çdo votë
12 Maj 2025, 00:01
Gazetari: Patronazhistët që merrnin votues dhe i çonin të votonin
11 Maj 2025, 23:49


Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
11 Maj 2025, 23:22



Numërohen 3 kutitë e para në Pustec, si paraqitet rezultati
11 Maj 2025, 22:53

Helena, si vegël e Ramës për të sulmuar KQZ-në
11 Maj 2025, 22:31
Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
11 Maj 2025, 22:21
Shqipëria është vend shumë i çuditshëm
11 Maj 2025, 22:11


Meta: Narkoshteti po jep shpirt, s’mund të ndalë fitoren e popullit
11 Maj 2025, 21:41


Nis numërimi i votave në Pustec, përfshihen edhe votat e diasporës
11 Maj 2025, 21:11

Tensioni në strehën e patronazhistëve, policia shoqëron 3 persona
11 Maj 2025, 20:56
Berisha akuza PS: Pas “Petro Ninit” zyrë ilegale dhe në Astir
11 Maj 2025, 20:56


Patronazhistët ikën me vrap, Braçe del nga “ngujimi”: Janë shokët e mi
11 Maj 2025, 20:28
Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje
11 Maj 2025, 20:22


Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit
11 Maj 2025, 19:49
Dibra rekord pjesëmarrje në zgjedhje, Vlora më pak e interesuara
11 Maj 2025, 19:43


Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
11 Maj 2025, 19:28

Zyra e patronazhistëve në Tiranë, ndërhyn policia
11 Maj 2025, 19:18
Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit
11 Maj 2025, 19:05

Zgjedhjet 2025: Ligji për një palë, toleranca për tjetrën
11 Maj 2025, 18:46

Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
11 Maj 2025, 18:22

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!
11 Maj 2025, 18:00
Një këshillë për banditët e qeverisë
11 Maj 2025, 17:52
Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur pranë fshatit Pirg
11 Maj 2025, 17:50
Prokuroria quan 'të fortët' e PS 'qytetarë dhe procedon politikanin e PD
11 Maj 2025, 17:43

Fotografoi votën, arrestohet një person tjetër në Qarkun e Elbasanit
11 Maj 2025, 17:27
