
Flash News
Igli Tare emërohet zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit
Dy vëllezër tentojnë të vrasin kushëririn në Kukës, njëri arrestohet pas një viti në arrati
Ndërron jetë Artan Lame, e ëma e konfirmon: Ky moment i mallkuar erdhi
2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital
Vlorë/ Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja
Këshilli Drejtues i sapozgjedhur i Radio Televizionit Shqiptar, RTSH, zhvilloi të enjten procedurën e parë të votimit për drejtorin e ri të përgjithshëm të televizionit publik. Mbledhja u transmetua live në RTSH, ndërsa votimi i fshehtë me kuti i ndau votat mes disa kandidatëve, pa mundur që asnjëri prej tyre të marrë një shumicë të cilësuar votash nga 11 anëtarët e Këshillit.
Rezultati i votimit tregoi se gazetarja Eni Vasili mori 5 vota, dy kandidatë të tjerë, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai nga 2 vota, ndërsa kandidatët Ermal Hoxha dhe Flamur Buçpapaj dolën me nga 1 votë.
Kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli njoftoi në fund të mbledhjes se të premten do të zhvillohet votimi i dytë mes tre kandidatëve me numër më të lartë votash, Vasili, Jakaj dhe Musai.
Në garën për postin e drejtuesit të operatorit publik morën pjesë 12 kandidatë, të cilët në një mbledhje të mëparshme publike të Këshillit patën mundësinë të paraqisnin publikisht platformat dhe vizionin e tyre.
RTSH ka qenë në qendër të debatit publik prej më shumë se një viti, pasi ish-drejtori Alfred Peza dha dorëheqjen në qershor të vitit të shkuar, pasi u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë vitit që mbajti detyrën.
Procesi i zgjedhjes së pasardhësit të tij u kontestua fort nga dy partitë e mëdha politike, të cilat, nëpërmjet Komisionit Parlamentar për Median dhe Edukimin, ndërmorën dhe aktin e paprecedentë të shkrirjes së Këshillit Drejtues në mars të këtij viti.
Parlamenti votoi më pas përbërjen e Këshillit të ri Drejtues, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian.
Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një dekadë si këshilltar i afërt i Niko Peleshit gjatë detyrave të tij në ekzekutiv dhe si kryetar i grupit parlamentar socialist.
Në bordin me 10 anëtarë janë gjithashtu këshilltari i ish-ministrit socialist, Bledi Çuçi, një ish-zëvendësministër në qeverinë “Rama” dhe emra që vijnë nga fusha e artit apo gazetarisë, por që kanë një sfond politik ose afërsi me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.
RTSH është operatori i vetëm publik në vend dhe në bazë të dispozitave ligjore dhe standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika – standarde të cilat janë cënuar plotësisht me zgjedhjen e fundit të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Reporter.al
Të fundit




Klea Rama, mbesa imagjinare e Kryeministrit/ Zbërthehet skema e mashtrimit
23 Maj 2025, 22:04
Parku i Liqenit të Tiranës, qokë fushate për Noizyn. Firmëtarja hesht
23 Maj 2025, 21:55




DW: Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm!
23 Maj 2025, 20:39


Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 12 të plagosur
23 Maj 2025, 19:54
120 fëmijë humbasin çdo vit në Shqipëri, 12 ende të zhdukur në 30 vite
23 Maj 2025, 19:35

Shenjat e zodiakut që bëhen më me fat pas dekadës së tretë të jetës
23 Maj 2025, 19:19
Igli Tare emërohet zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit
23 Maj 2025, 19:01




Marrëveshja e Stambollit, Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 800 të burgosur
23 Maj 2025, 17:54






Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë, deri kur do të jetë pa pagesë
23 Maj 2025, 16:09

Blushi denoncon: Ja si na u vodhën 97 vota në një QV në Tiranë
23 Maj 2025, 15:48





11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe
23 Maj 2025, 14:50
Trump kërcënon me tarifa mallrat e BE-së dhe iPhone-ët
23 Maj 2025, 14:39
Ndërron jetë Artan Lame, e ëma e konfirmon: Ky moment i mallkuar erdhi
23 Maj 2025, 14:26
Harta e divorceve në 61 bashki, Jugu shumë para Veriut
23 Maj 2025, 14:15

Europianë, na e keni shpifur
23 Maj 2025, 13:54


Ja sa orë duhet të flini në varësi të moshës
23 Maj 2025, 13:32
Berisha tregon kur do të largohet nga politika
23 Maj 2025, 13:12
Tri mënyra të mirëprovuara për të demontuar një autokrat
23 Maj 2025, 13:03

Berisha: Poja ishte i ftuari i Ramës, Surreli përdorej për takime bandash
23 Maj 2025, 12:49



Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë
23 Maj 2025, 12:16



Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
23 Maj 2025, 11:32

U arrestuan në operacionin “Ura”, 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO
23 Maj 2025, 11:00

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024
23 Maj 2025, 10:41





RENEA aksion në Durrës, kontrolle në Sukth e Shijak
23 Maj 2025, 09:33


Këmbimi valutor, 23 maj 2025
23 Maj 2025, 08:47

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
23 Maj 2025, 08:15
Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës
23 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Maj 2025, 07:48

Vota e diasporës, Berisha: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj 2025, 22:45
"Njoftoni DEA-n", Abilekaj: Ndërkombëtarët nuk i besojnë institucioneve tona
22 Maj 2025, 22:30
Operacioni "Ura", gazetari: SPAK u përdor si certifikues i zgjedhjeve
22 Maj 2025, 22:07
Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj 2025, 21:58

Fevziu sqarim për Artan Lamen: Është ende në jetë, por në koma
22 Maj 2025, 21:44




Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t'ia heqë Kosovës?
22 Maj 2025, 20:49
Këlliçi: SPAK ka vepruar pas zgjedhjeve, me regji të Ramës
22 Maj 2025, 20:42



Integriteti i BE-së në Shitje: Edicioni i Tiranës
22 Maj 2025, 19:51

Zgjedhjet e 11 majit, Burimi: Me Trenin Bullgar fiton 300 mijë vota
22 Maj 2025, 19:34

Pas tre mandatesh/ Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president
22 Maj 2025, 19:08
Mira Murati shqiptarja që po riformëson Inteligjencën Artificiale globale
22 Maj 2025, 19:03


Simbolik apo thelbësor? Rreziku i përfaqësimit të grave në Kuvendin e ri
22 Maj 2025, 18:14