Flash News

Ditari i Opozitës

Fushata e PD nën drejtimin e LaCivita? Salianji në Politiko: Ngjarje e madhe për Shqipërinë e vogël, ja ndikimi

Fushata e PD nën drejtimin e LaCivita? Salianji në Politiko: Ngjarje e

Ish-deputeti Ervin Salianji ka rrëfyer për herë të parë 7 muajt e tij të izolimit në një intervistë ekskluzive për Politiko.al.

Përtej ditëve e netëve të gjata mes mureve gri siç i përshkruan ai në qelinë e burgut të Fierit, Salianji ka folur edhe për fushatën elektorale, e para që e gjen dhe do ta përcjellë i izoluar. 

I pyetur se si e vlerëson rolin e strategut amerikan Chris LaCivita dhe strategjitë e tij të importuara nga SHBA në fushatën e Partisë Demokratike, Salianji e cilëson një ngjarje e madhe për Shqiperine e vogël.

Sipas tij, prania e LaCivita është një shtysë qoftë në ndryshimin e perceptimit për opozitën, por edhe në fushaten ndryshe të orientuar drejt shqetesimeve dhe problemeve të perditshme të qytetareve. 

"Eshtë padyshim ngjarje e madhe për Shqiperine e vogël që kryestrategu i fushatës së Presidentit të SHBA të jetë në Shqiperi i angazhuar, e padiskutim shtysë e madhe për demokratët e Partinë Demokratike që kane fatin të kenë keshillat, komtaktet dhe eksperiencen e tij të jashtëzakonshme. Unë kam ndjekur mesazhet e tij, dhe theksi që ka vënë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të mos lejuar përndjekjen e kundërshtarit nga qeveria, janë fjalët që i duhen vendit e gjithë qytetarëve, jo vetëm demokratëve.
Prania e tij, është një shtysë qoftë në ndryshimin e perceptimit për opozitën, por siç duket qartë dhe në fushaten ndryshe, konkrete dhe të orientuar drejt shqetesimeve dhe problemeve të perditshme të qytetareve; drejtësia, ekonomia dhe shteti ligjor", shprehet Salianji. 

Të fundit