Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
EKSKLUZIVE/ Salianji flet nga qelia: 7 muajt e izolimit mes portave me shul të rëndë dhe dritave me orar

Prej 7 muajsh, thotë se sheh vetëm ngjyrën gri të betonit, një dritë elektrike, por edhe atë me orar dhe dëgjon portat që hapen e mbyllen rëndshëm me shul të hekurt.
Kështu e përshkruan izolimin ish-deputeti Ervin Salianji, në një intervistë EKSKLUZIVE për POLITIKO.AL, i cili prej shtatorit të vitit të kaluar po vuan dënimin në Burgun e Fierit, ndëshkim të cilin ai e konsideron të motivuar politikisht dhe hakmarrje nga ana e mazhorancës për shkak të denoncimeve të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe ministrave.
Ai thekson që në krye të herës se 'privimin e lirisë nuk ta rrok mendja kur e ke, por e ndjen në pore kur ndodh'.
"Po, janë 7 muaj, shtatë muaj mes mureve e dyerve, hekurave që cijasin e fiksjes së dritave me orar, e portave me shul të rëndë dhe ngado të rrotullohesh, sheh grinë e betonit.
Privimin e lirisë nuk ta rrok mendja kur e ke, por e ndjen në pore kur ndodh. Prandaj është shkruar e percaktuar me ligj, që privimi nga liria, është privim nga një prej të drejtave më të qënësishme të njeriut.
Izolimi është formë ekstreme e dënimit ndermerret kryesisht për vepra të rënda penale, për ata që kane vrarë, rrezikuar jetë njerëzore padrejtesisht, e krime të tjera të mynxyrshme. E veç izolimit ekstrem ndjehet po aq ndjesia e padrejtesisë ekstreme. Në rastin tim opinioni publik ashtu si dhe une vetë ende nuk e di kush është krimi për të cilin më dënuan. Reflektoj gjatë mbi këtë absurd, dhe ky reflektim e di që është edhe një pjese e fitores sime.
Kjo sepse me burgosjen time, u tentua që të ngrihej muri i frikes për të tjerët, qe askush mos të guxonte, ta mbyllte, ta kycte e ta therrmonte me dhembe të vërtetën e Shqiperisë se krimit, ndryshe e bluante krimi i pushtetshem. Ky ishte dhe është qellimi i denimit, une kete e di. Siç edhe di që pikerisht me burgosjen time, ata që deshën ta mbysin të vërtetën u përballen me të kundërtën. Sot, më shumë se dje në liri, shqiptaret që ndjekin politikën e dinë këtë padrejtësi si drita e diellit.
Mbetet që, dënimi u krye pa ligj, pa një gjykatë të pavarur dhe paanshme siç e parashikon Kushtetuta, dhe akoma më keq me një dëshmitar të provuar si të blerë nga drejtuesit e lartë të policisë së shtetit, me urdhrin e Fatmir Xhafaj dhe bekimin e më pas ndërhyrjen e Edi Ramës, me një vendim gjykate që po ta lexosh është pike e presje cfare ka thënë Rama në publik nga dita e parë e publikimit të skandalit e deri në kërcënimet në parlament apo konferenca shtypi. Ngado ta kapësh procesin që u bë ndaj meje, është një katastrofë juridike, një turp gjyqësor", shprehet Salianji.
Ai përsërit dhe shpreh bindjen se vepra penale me të cilën u dënua është e motivuar tërësisht polititikisht.
"Në Shqiperi, thuhet që gjema më e madhe zgjat tre dite, e kjo kujtesë e shkurter mund t’i vlejë vetem një personi, atij që merr pushtet për të shtypur 3 milion njerëz me thundren e perdhunës.
Do ta them me theks të perhershëm që Vepra penale me të cilën u akuzova dhe u denova, është tërësisht e motivuar politikisht.
Pra, nuk jam në burg as se kam përfituar, abuzuar, vjedhur apo dëmtuar interesat e shoqërisë dhe interesin e publikut, por për të kundërtën, sepse kam mbrojtur interesin publik. Jam në burg sepse denoncova lehtësimin e trafikut të drogës nga ish-Ministri i Brendshëm dhe mbrojtjen qe i bente ai, një të denuari me 7.4 vite burg në Itali per trafik ndërkombetar droge. Diten e denoncimit tim, pothuajse 10 vite nga dhënia e denimit, Agron Xhafaj u dorëzua në Itali për të shlyer atë që po i bishtnonte prej mbrojtjes që gëzonte nga i vëllai", tregon Salianji nga qelia.
Ai shton se nga të gjitha denoncimet që ka kryer, rasti i dosjes 'Babale' ka qenë më efektivi.
"Në qindra denoncime që kam bërë, ky ka qënë me efektivi. Brenda dites u faktua, dhe shoqeria perfitoi sepse një trafikant ndërkombëtar droge, i arrestuar në një operacion ku mori pjesë dhe DEA amerikane, qendronte në liri. Pas denoncimit tim, u dorezua në burg, dhe pak ditë me pas, vellai i vet që i jepte mbrojtje në detyrën e Ministrit të Brendshëm, në konflikt të tmerrshëm interesi, dha dorëheqjen nga detyra.
Denimi ndaj meje, për këtë vepër është i pari që jepet në Shqipëri, është i paprecedentë. Çka e ben teresisht politik.
Si çdo i burgosur politik, këto muaj kanë qënë një përvojë e vështirë, për shkak të kushteve të veçanta që lidhen me heqjen e mandatit të deputetit, me heqjen e lirisë, me ndalimin e kandidimit për zgjedhjet e 11 Majit, të gjitha për shkak se jam kundërshtar i atij që gjithnjë e më shumë njihet si regjimi i Edi Ramës, për shkak se i kam mundur në disa beteja e zona elektorale ku unë kam qënë drejtues.
Përpos brengës së izolimit të padrejtë dhe dorezimit në burg pa arsye, kam ndjere e ndjej fuqinë e madhe të solidaritetit nga qytetarët, media, shoqeria civile, klasa politike. Kjo më ka motivuar më shumë për të shpresuar e punuar për NDRYSHIM, për një shoqëri me të drejtë.
Kam qënë e jam në reflektim të thellë për gjithçka ndodh në skenën politike e në mundesitë që qytetaret duhet të kenë per të rikthyer besimin", thotë Salianji.
VIJON...
Përgatiti Suela Gjidede
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43