Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon të mos hetojë Xhaçkën, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO

SPAK kërkon të mos hetojë Xhaçkën, mbahet sot seanca

Pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi regjistirmin e procedimit penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit e saj, Artan Gaçi. SPAK ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.

Nga ana tjetër, SPAK pretendon se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.

Të fundit