Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shpyllëzimi i heshtur nga prerjet e paligjshme, zjarret, minierat dhe harresa

Nëntë vite nga moratoriumi i pyjeve në Shqipëri, që kishte si qëllim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes pyjore, situata vijon të jetë problematike si pasojë e shfrytëzimit pa kriter nga prerjet e paligjshme dhe dëmtimet nga zjarri.
Në “letra”, sipërfaqja pyjore është shtuar nga viti 2010-2024, por paradoksalisht, volumi i pyjeve ka rënë.
Në një studim të INSTAT, qartësohet se zonat pyjore (pa llogaritur zonat e mbrojtura) janë shtuar, ku nga 1.015.340 hektarë në vitin 2010, arriti në 1.117.945 hektarë në vitin 2022, por volumi i përgjithshëm i pyjeve ka rënë me 30.5%, përkatësisht nga 73.1 milionë m3 në 2010 në vetëm 50.8 milionë m3 në 2022.
“Ky fenomen ndodh për arsye se gjatë këtyre viteve pyjet e larta të ahut, pishës së zezë dhe bredhit, që janë edhe pyjet me peshën më të madhe të volumit në nivel kombëtar, janë dëmtuar”, thotë për Faktoje.al, Prof Dr. Elvin Toromani, Dekan i Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Zonat që, sipas tij, dikur mbanin peshën kryesore të pyjeve, sot janë kthyer në “livadhe” dhe shkurre, ndërsa shton se: “kemi më shumë pyje të rinj dhe humbje të volumit edhe për shkak të zjarreve dhe dëmtimeve të tjera”
Fenomeni
Për ekspertët e mjedisit, fenomeni i uljes së dendësisë së pyjeve, apo thuajse shkatërrimi i plotë në disa zona të veçanta, ndikon në mënyrë direkte në cilësinë e ajrit, por edhe të efektit serrë. “Dëmtimi i pyjeve sjell efekt zinxhir në shkatërrimin e ekosistemit, si në bimësi ashtu edhe gjallesa. Gjithashtu ka ndikim edhe në gazrat serrë”, thotë për Faktoje.al, eksperti i çështjeve mjedisore, Gavrosh Zela.
“Pamjet satelitore, të ofruara nga Sistemi Europian për Informacionin e Zjarreve (EFFIS) tregojnë se në gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit në vend janë djegur nga zjarri rreth 295,000 ha, saktësisht pyjore, me një mesatare prej 18,400 ha/vit. Duke qenë se Shqipëria është një vend malor, zjarret nxisin shtimin e erozionit, duke e bërë Shqipërinë vendin europian me erozionin me të madh. Ky erozion i shoqëruar me intensitet të shtuar të reshjeve në periudha të caktuar çon në përmbytje më të shpeshta”, vë theksin për Faktoje.al eksperti për mjedisin, Lavdosh Ferruni
Investime me pikatore
Viti që ka shënuar investimet më të larta të realizuara për pyjet është viti 2014, kur janë dhënë rreth 361 milionë lekë, si zë “investime në pyllëzim”. Edhe viti 2023 paraqet një nivel të lartë të investimeve në pyje, por përsëri, më i ulët sesa në vitin 2014. “Fondi pyjor kombëtar ka nevojë për investime pasi në gjendjen që janë nuk mund të japin më lëndë punimi”, thotë Profesor Toromani, ndërsa sugjeron se, “ këto investime duhet të fokusohen në përmirësimin pyjor të pyjeve të rinj dhe në rehabilitimin e peizazheve pyjore të degraduara duke zbatuar qasjet e bazuara tek natyra”.
Fondet në vijim
Në total për vitin 2025, sipas ekspertit Ilir Brasha, është parashikuar një rritje e fondit për Administrimin e Pyjeve nga rreth 867 miliardë lekë parashikuar në buxhetin fillestar të 2024, në 1.08 miliard lekë në 2025. Kjo rritje, sipas tij, parashikohet më shumë në Shpenzime Kapitale, që nënkupton se do të ketë më shumë projekte dhe investime në këtë drejtim. Edhe pse ka një rritje të buxhetit për pyjet këtë vit, nuk shihet ky trend për në vijim. Për vitin 2026 dhe 2027, kemi parashikime të buxhetit pesimiste, duke qenë se në vitin 2026, parashikohet që të kemi një rritje vetëm me rreth 2 milionë lekë ose 0.18%. Ndërkaq për vitin 2027 është parashikuar një ulje e fondeve për Administrim Pyjesh në vlerën e 742 milionë lekëve.
Shumë prokurime, pak fonde
Në një analizë të përpunuar, eksperti Ilir Brasha vëren se, për vitin 2024 janë zhvilluar 101 procedura prokurimi të zhvilluara për pyjet direkt apo indirekt, nga të cilat 25 janë anuluar, ose përkatësisht 15.8% e fondit limit. “Ajo çfarë është për tu shqetësuar në lidhje me prokurimet në fushën e pyjeve është fondi i ulët i kursyer. Përkatësisht, në procedurat e prokurimit të zhvilluara për pyjet direkt apo indirekt, kemi vetëm 5.9% fond të kursyer, ndërkohë që për total procedura prokurimi fondi i kursyer është 13.6%”, thotë ai. Kjo, sipas tij, tregon një efiçensë më të ulët buxhetore në procedurat e prokurimit që lidhen me pyjet.
Tenderat
Për vitin 2025, kemi vetëm dy tendera të realizuar për Investime në lidhje të drejtpërdrejtë me pyjet. Tenderi i parë zhvillohet nga Bashkia Fushë-Arrëz me objekt prokurimi “Plan menaxhimi pyjore”. Fondi Limit për këtë tender është 3.08 milionë lekë dhe nuk është shpallur akoma fituesi i garës, edhe pse fituesi në këtë rast është thuajse i parashikuar, duke qenë se në gara ka pasur vetëm një ofertues. Po e njëjta situatë është paraqitur edhe në tenderin tjetër të zhvilluar për pyjet në Bashkinë e Cerrikut, me objekt prokurimi “Hartimi i planit të mbarështimit Ekonomia Pyjore Gostime-Koprrik”. Procedurë e cila është fituar nga një ofertues i vetëm (shpallur në këtë rast – Fondi Limit 998’500 lekë dhe oferta fituese është 978.4 mijë lekë.
Bashkitë i shohin pyjet si rroga…
Bashkitë janë një nga pronarët më të mëdhenj të pyjeve në Shqipëri të cilët zotërojnë rreth 73% të sipërfaqes totale. Por duhet theksuar se interesi nga bashkitë për financim të pyjeve ka qenë minimal. “Sipas ligjit të pyjeve, duhet që të gjitha të ardhurat që gjenerohen nga aktivitetet në pyje të riinvestohen në aktivitete të ndryshme në pyje. Kjo nuk ka ndodhur plotësisht pasi një pjesë e të ardhurave shkojnë për rrogat e stafit dhe shumë pak për investime reale në pyje”, tha eksperti i pyjeve, Prof. Dr. Elvin Toromani. Sipas tij, në mjaft raste është kërkuar që bashkitë të financojnë hartimin e planeve të mbarështimit ose në ato raste kur këto plane ekzistojnë të financohen punimet që përmbajnë këto plane. “Investimet janë minimaliste dhe më shumë mbështetja ka qenë nëpërmjet projekteve të huaja”, konstaton Toromani. Pavarësisht shtimit në hektarë pyje, dendësia e tyre është mjaft e ulët, ku edhe kjo rritje në sipërfaqe ka ardhur më shumë si shpopullim i zonave të thella rurale, duke i kthyer disa krahina në vende të braktisura dhe për shkak të mungesës së infrastrukturës edhe aktiviteti i prerjeve të pyjeve ka rënë.
Zjarret “shuajnë” pyjet
Kalimi i rreth 73 për qind të fondit pyjor nën administrimin e bashkive u konsiderua hap i duhur për mirëadministrimin dhe kontrollin më të madh mbi pyjet. Megjithatë, mungesa e të ardhurave buxhetore, nga bashki të vogla, ka bërë që të mos investohet si në rigjenerimin e pyjeve, ashtu edhe në mbrojtjen e tyre. “Zjarret në pyje mbeten një problem dhe çdo vit humbasim mesatarisht 2000 ha pyje”, thotë profesor Toromani. Gjithashtu një tjetër fenomen që ka ndikuar në shkatërrimin e shumë zonave me pyje të larta Toromani sheh edhe aktivitetin minerar dhe prerjet e paligjshme. “Problem tjetër janë dëmtimet që vijnë në zonat pyjore nga zhvillimi aktivitetit minerar në këto toka. Shqetësues është fakti në Bulqizë dhe Kukës. Ndër zonat më të dëmtuara ku pyjet e larta janë shndërruar në sipërfaqe me bimësi pyjore janë zonat pyjore në Fushë-Arrëz, Kukës, Pukë, Burrel dhe Korçë”, shprehet Toromani.
Propozimet
Ai sugjeron se për rehabilitimin e fondit pyjor duhet alokimi i fondeve të dedikuar për pyllëzimet çdo vit; ngritja e fidanishteve pyjore në vend; hartimin e një dokumenti strategjik për rimëkëmbjen e pyjeve në 10 vitet e ardhshme; forcimi i kuadrit ligjor për dëmtuesit e pyjeve; mbështetja logjistike e stafit të pyjeve për të rritur aftësinë për monitorimin dhe kontrollin e territorit dhe përdorimi i teknikave të remote-sensing për monitorimin dhe paralajmërimin e zjarreve në peizazhet pyjore.
Përfundimi
Moratoriumi 10-vjeçar që ndalon eksportin e lëndëve drusore nga Shqipëria, shtimi i fondit për investim në pyje, apo për mbrojtjen ndaj zjarrit nuk ka sjellë impaktin e duhur, duke e kategorizuar një premtim të pambajtur. Prerjet pa kriter të pyjeve që përdoren si dru zjarri dhe material ndërtimi në vendin tonë ka ndikuar në uljen e dendësisë së pyjeve, çka konstatohet edhe nga raportet vjetore të monitorimit./ Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38