Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa, jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh

Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa, jeni ata

 E deleguara e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ajo falenderoi ata për angazhimin e tyre në procesin zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e votës së tyre për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më të zhvilluar.

Topalli bëri një sqarim të qartë për mënyrën e votimit, duke kujtuar se shqiptarët e diasporës mund të votojnë vetëm për një parti, vetëm për një kandidat nga e njëjta parti, ose për një parti dhe një kandidat të saj.

Në mesazhin e saj, Topalli nënvizoi fuqinë e zërit të diasporës dhe ndikimin e madh që ka ky grup i shqiptarëve në ndryshimin e Shqipërisë. Ajo tha se shqiptarët jashtë vendit janë shpresa dhe forca që do të sjellin ndryshimin e madh që Shqipëria ka nevojë.

 “Vota juaj ka peshë!” – përfundoi ajo mesazhin e saj, duke i ftuar shqiptarët të angazhohen dhe të bëjnë historinë me votën e tyre. “Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!”, deklaroi Topalli.

Të fundit