Gazetari italian: Shqiptari Edi Rama nuk është i mirë. Është dinak, ja pse

Gazeta e përditshme italiane Il Quotidiano del Sud ka botuar një shkrim të gazetarit Albero Negri me titull: Shqiptari Edi Rama nuk është i mirë. Është dinak, ja pse

Gazetari ndalet te vendimi i qeverisë për dërgimin e mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë, disa ditë më parë, për të ndihmuar homologët italianë në luftën kundër koronavirusit.

Ai analizon arsyet e një vendimi të tillë dhe paraqitjen heroike që shumë media i bënë kryeministrit Edi Rama.

Shkrimi i plotë

“Shumë media italiane e paraqitën si mirësi të shqiptarit Edi Rama faktin që dërgoi 30 mjekë dhe infermierë drejt Italisë për të luftuar koronavirusin. Në fakt bëhët fjalë për një marrëveshje politike dhe ekonomike, dhe nuk është çështje mirësie.

Popullsia shqiptare në Itali kap shifrën 500 mijë. Rama nuk është i mirë, është  dinak dhe i zgjuar. Bënte rolin e përkthyesit për gazetarët, gjatë viteve 90’, në protestën kundër Sali Berishës. E njohim mirë.

Rama do më shumë SHBA-të dhe Turqinë e Erdoganit, por erdhi në Itali për dy arsye:

  1. Italia ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
  2. Edi Rama vjen në këmbim të ndihmave që merr. Shqiptarët që jetojnë në Itali, janë një shtyllë e mirë mbështetëse për ekonominë e tij.

Edi Rama e do sidomos Italinë, që ishte gati të pranonte rrëzimin e parlamentit të Tiranës, ndërtuar nga italianët, e të ndërtonte një tjetër me paratë e  Erdoganit.

Sa i takon ekonomisë së familjeve shqiptare, pjesa dërrmuese e tyre nuk varen nga aktivitetet e shtetit dhe vuajnë pasojat e një varfërie ekstreme.

Sigurisht që lidhjet e Shqipërisë me Italinë janë kulturore e historike prej shumë vitesh.

Në 7 mars 1991, Italia konsiderohej nga shqiptarët si “Amerikë”.

Në Shqipëri regjimi i Enver Hoxhës po rrëzohej, regjim që kishte vendosur Shqipërinë në izolim dhe varfëri.

Të shtyrë nga lajmet e televizioneve italiane që flinsin për mirëqënie të shtetit italian, shumë shqiptarë u dyndën drejt vendit fqinj përmes portit të Brindizit. Shumica vinin nga fshatrat, ku ishte përqëndruar 70 përqind e popullsisë. Italia që nuk ishte përgatitur me këtë fluks njerëzish po pësonte një emergjencë humanitare.

Disa shkuan drejt Sicilisë, të tjerë drejt Basilicata-s, dhe shumë u vendosën nëpër kampe sociale në Puglia.

Ky ishte vetëm fillimi. Në rreth 30 vjet, gazeta të ndryshme e konceptonin si “sulm” ose “pushtim”, ndaj edhe shqiptarët rezultonin të zhdukur nga kronikat nacionale.

Sot, sipas të dhënave të ministrisë së Punës, qytetarët me origjinë shqiptare dhe me leje qëndrimi në Itali kapin shifrën 430 mijë.

Me 12 përqindësishit të totalit të prezantuar, grupi më i madh i shqiptarëve jetojnë mes Lombardisë, Emilias dhe Toskanës.

Sa i përket punësimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve punojnë në sektorin e industrisë, 47 përqind; në bujqësi dhe në ndërtim.

Pra, shqiptarët japin një kontribut me vlerë për Italinë, janë shumë më të “mirë” se sa kryeministri i tyre Edi Rama që “mbështetet” tek ata.

Shqiptarët nuk janë banorë të përhershëm në Itali. Studiuesit thonë se ka shumë gjasa që një pjesë e tyre të rikthehen në atdhe.

Ndërkohë, vetëm në fillim të vitit 2017, sipas të dhënave të Bankës së Italisë, komuniteti shqiptar ka dërguar në atdhe një shumë prej 128 milionë euro, që në të vërtetë janë më shumë, pasi një pjesë e mirë e parave i shpëton çdo kontrolli.

Ja pse Edi Rama dërgon këtu mjekë e infermierë: është minimumi që mund të bëjë për të shfaqur dashamirësi karshi një vendi që mirëpret 500 mijë njerëz që janë themel për ekonomine shqiptare gjithashtu dhe vota elektorale të fituara. Kjo është historia, pjesa tjetër mbetet retorikë.”

Përshtati në shqip: Politiko.al