Flash News

KRYESORE

Gazetari revoltohet me Sandër Lleshin: Nuk di sa intelektual e cilëson debatin e Ramës kur thotë rr..k...në Kuvend

Dalja e parë e Sandër Lleshit mbrëmë në emisionin ‘Opinion” si ministri i ardhshëm i Brendshëm është ndjekur me mjaft interes, ndonëse reagimet mbi atë çka ai deklaroi ishin të shumta.

Gazetari Basir Çollaku është një prej tyre, i cili në një reagim në rrjetet sociale shprehet i revoltuar mbi deklaratat e tij mbrëmë në televizion. Sipas tij, Sandër Lleshi në daljen e tij të parë lajmëroi pak gjëra, por që thanë shumë.

Statusi i plotë:

Gjeneral Lleshi ka kujt ti shkruaje...

Gjeneral Sander Lleshi, ministri i ri i brendshem, ne daljen e pare mediatike, lajmeroi pak gjera qe thane shume

Se pari :

debati me Ramen ishte gjithnje intelektual ndaj plot vete e moskuptonin. Si keshilltar 5-vjeçar, pran KM z. Lleshi nuk di sa intelektual e cileson debatin e Rames kur ai thote rr..k...ne Kuvend, kur u thote kurva e prostituta live para kamerave gazetareve, kur shan me rob shpie vartesit, kur hingellin si vella me banditet e trafikantet, kur genjen nderkombetaret, apo çpikturon salltanete lapsash..

Se dyti

Tahiri dhe Xhafa ishin punemedhenj dhe Gjenerali gjendej çuditerisht i papergatitur per te vleresuar mandatet e tyre ne polici, kur Shqiperia u fatkeq ne zullume droge

Se treti

Gjenerali ne perkushtimin e tij profesional ishte apolitik dhe jo i majte, por bindej se vizioni politik i Rames e kish bindur. Ai vizion qe bindi edhe 500 mije shqiptare te largohen ne 5 vjet gjeneral. Heshtjen per shume pune Gjenerali e qemtonte si urti profesionsle dhe ketu me te drejte duhet pritur. Ne proven e pare gjenerali-minister nuk bindi per paanesine politike por projektin e Rames. Kjo eshte ta nisesh punen si i dyshuar i njeanshem dhe kjo ska kurrefare problemi.

Puna eshte te shohim si do te jete minister.. Me te njetin drejtor te pergjithshem te implikuar ne alibine e vellait te paraardhesit Xhafa, apo me drejtore te tjere policie ne kerkim si mbeshtetes te puneve te Tahirit..Per keto pune gjeneral-ministri ka kujt ti shkruaje...

Të fundit