Flash News

KRYESORE

Gazmend Bardhi: Çfarë dëshmova në prokurori, dëshmitari 'X' në gjendje të rënduar psikologjike

Gazmend Bardhi: Çfarë dëshmova në prokurori,

Historia e dy vëllezërve Xhafaj, njëri ministër i Brendshëm dhe tjetri i dënuar në Itali prej gati dy javësh është duke dominuar opinionin publik. Kjo nisi kur tre zyrtarë të PD denoncuan një përgjim misterioz, që mbetet në rrethana të dyshimta si u realizua. Tre zyrtarët u thirrën sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa njëri prej tyre, ish-ministri teknik, eksperti i PD Gazmend Bardhi ishte i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Ai u shpreh se në prokurori iu bënë 2-3 pyetje për përgjimin misterioz, qëndroi rreth 20 minuta, por shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje, pasi nuk mund të nxjerr sekretin hetimor.

“Nuk mund të nxjerr sekretin hetimor për atë që dëshmova në prokurori. Më pyetën për ato që bëmë publike dhe faktet. Seanca zgjati rreth 20-30 minuta. Ishin 2-3 pyetje që lidheshin me materialin që u bënë publike, ne qëndrimin tonë e kemi publik. Personat që duhet të ishin sot në prokurori duhet të ishte Xhafaj dhe vëllai i tij. Unë nuk kam bërë krim, kam denoncuar një aferë ku janë përfshirë ministri i Brendshëm dhe vëllai i tij. Salianji qëndroi pak më gjatë, ndërsa Alibeaj sa unë. Prokurorë ishin, dy Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri. Nuk besoj se ka arsye për të na rithirrur. Iu kërkuan origjinalin? Ne nuk kemi kryer përgjim, nuk është PD autorja e përgjimit, ka një deklaratë të atyre që e kanë realizuar”.

Nga ana tjetër, Bardhi shtoi se gjendja psikologjike e Ardit Velisë është e rënduar pasi ka denoncuar një rast trafiku dhe shteti është në këmbë për të mbrojtur Agron Xhafajn, prandaj duhet pasur parasysh edhe kjo kur analizojmë.

Të fundit