Flash News

KRYESORE

Gent Zenelaj për Veliajn: Më dukej djalë i zgjuar, është bërë kunadhe! Kam dyshime për profilin e Ndrenikës

Gent Zenelaj për Veliajn: Më dukej djalë i zgjuar,

Aktori Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Thumb”, ndër të tjera ai ka diskutuar me moderatoret për çëshjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Edhe pse u arrit një marrëveshje mes aktorëve përfaqësues dhe Bashkisë Tiranë, për Gentin ajo marrëveshje nuk është e vlefshme për arsyet që ka argumentuar në vijim.

“Unë nuk e quaj marrëveshje atë që thanë se u arrit . Unë e quaj të luash me regji qendrore. Më vjen keq që Erion Veliaj, të cilin e mendoja të ishte një djalë shumë i zgjuar, është bërë kaq kunadhe. Nuk bëhet transparencë me regji qendrore kur e ke ti butonin. ku aktorët flasin ti heq fishën dhe vë një fish të Edi Ramës që po inauguron një pedonale diku” është shprehur Genti.

Më tej ai shton se s’ka marrëveshje dhe se është keqpërdorur.

“Robert Ndrenikën e njoh personalisht dhe dyshoj se ai është profili i Robert Ndrenikës. Çfarë nuk po përdoret në këtë gjë, eshtë lëshuar makineria e propagandës në maksimum. Mua më vjen keq për një gjë që artistët kishin mundësi ti tregonin popullit që janë gur i fortë.

Unë mund të jetoj pa teatrin Kombëtar, Teatri nuk jeton dot pa ne. Unë nuk do humbas asnjë koleg për hatër të teatrit , as Erionin as Laertin. Unë do luaj në çdo teatër në Shqipëri. Teatrin e ka mbajtur gjallë vetëm publiku ndryshe do ta kishin shembur. “,- është shprehur në Thumb Gentian Zenelaj.

Të fundit