Flash News

KRYESORE

Gianni De Biasi jep kontributin e tij personal për të prekurit e tërmetit dhe bën thirrje për të tjerët

Gianni De Biasi jep kontributin e tij personal për të prekurit e

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi, ka vendosur të kontribuojë për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, që ishte ndër ngjarjet më tragjike prej vitesh në vendin tonë.

Përmes një video-mesazhi që ka ndarë në profilin e tij në Instagram, De Bias ka ftuar të gjithë miqtë e tij të huaj të kontribuojnë me fonde për personat e prekur nga tërmeti.

“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më 14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe forca Shqipëri!”.

Të fundit