Flash News

KRYESORE

Gjata: Policia ka përgjime që nuk ja jep prokurorisë, më para lajmëron kriminelët

Gjata: Policia ka përgjime që nuk ja jep prokurorisë, më

I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, juristi Çlirim Gjata akuzoi policinë se zotëron përgjime që nuk i bën publike për të mbrojtur politikanë të ndryshëm.

Ai arsyetoi se nëse policia përgjon pa urdhër të prokurorisë, atëherë këto përgjime do t’i bëjë Rama dhe Lleshaj.

Sipas Gjatës, kjo mund të çojë në abuzime, me arsyetimin se përgjimet mund të përdoren politikisht dhe në mënyrë abuzive.

Ai vijoi akuzat për policinë, teksa tha se më parë lajmëron kriminelët për përgjimet që duhet t’i dërgojë në prokurori.

“Kushtetuta ngarkon për të ndjekur që vetëm prokurorinë, gjykata është e vetmja që jep drejtësi. Policia mund të bëjë përgjigje teknike, por pasi merr urdhër nga prokurori.

T’i japësh policisë të përgjojë pa urdhrin e prokurorit, atëherë kjo të thotë se kjo varet nga ministri i Brendshëm dhe Kryeministri. Tani përgjimet i bën Sandër Lleshaj dhe Edi Rama.

 Policia ka shumë përgjime, por nuk ia jep prokurorisë, sepse rrezikohen politikanë. Policia më parë lajmëron kriminelët shiko se do t’ju përgjojmë se sa ia çon prokurorisë. Duhet lënë prokuroria në kushtetuetshmëri. 

Këto përgjigje janë abuzive, mund të përdoren politikisht. Mund të përgjohen deputetët. Mund ta përdoren kundër opozitës, në fushatë. Nuk duhet të kenë fuqinë e provës pa urdhrin e gjykatës. Shto këtu përgjime pa urdhër SPAK-u dhe prokurori, ai mund të përgjojë prokurorin”, tha Gjata.

Të fundit