Flash News

KRYESORE

Gjendet i pajetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, akuzohej si ndërmjetës i vrasjeve me pagesë

Gjendet i pajetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, akuzohej si

Gjendet i pajetë në qelinë e burgut të Peqinit, Andon Mëhillaj.

Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm dhe akuzohej si ndërmjetës të vrasjeve me pagesë nga Julian Sinanaj. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së Mëhillajt, ndërsa pritet ekspertiza për zbardhjen e shkakut.

Bashkë me kushëririn e tij Genis Mëhillaj, si pjesë e ‘bandës së tritolit’ akuzohen si porositës të disa ngjarjeve mafioze në Vlorë.

Ata janë akuzuar se kanë porositur vrasjen e shtetasve Sokol Veizi dhe Agron Çela si dhe kanë paguar Julian Sinanajn për të vendosur tritol në shtëpinë e ish-kreut të PD-së Vlorë, Ardian Kollozi.

Në vitin 2014, Mehillaj u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërki  si anëtar i bandës së njohur në Vlorë.

Ai njihej si biznesmen në fushën e ndërtimeve dhe pronar tokash në zonën e Karaburunit të Rrethit Vlorë.

Të fundit