Flash News

KRYESORE

Gjeni cila është shkolla më e bukur në Tiranë?

Gjeni cila është shkolla më e bukur në Tiranë?
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar në rrjetin social Twitter se shkolla “Servete Maçi” në kryeqytet është ndërtuar nga fillimi dhe ka kapacitet për të mirëpritur 600 nxënës. Së bashku me deputeten Ogerta Manastirliu Veliaj ka qënë i pranishëm në ambientet e kësaj shkolle, teksa i cilëson shkollat si një bizhu të qytetit të Tiranës. Vitin e kaluar u inaugurua pas 15 vitesh edhe shkolla 9-të vjeçare “Kosova”, e cila priti 400 nxënës. “Gati shkolla më e bukur në vend.Bashkë me qeverinë, deputeten @GManastirliu dhe me komunitetin e Nj. 9, e kemi kthyer shkollën në një bizhu për qytetin e Tiranës. Shkolla “Servete Maçi” është ndërtuar nga e para dhe do të presë 600 nxënës.”, shkruan Veliaj.

Të fundit