Flash News

KRYESORE

Gjykata Kushtetuese i heq emrin Besnik Muçit nga faqja zyrtare

Gjykata Kushtetuese i heq emrin Besnik Muçit nga faqja zyrtare

Gjykata Kushtetuese ka hequr emrin e Besnik Muçit nga faqja zyrtare në web, duke njohur kështu vendimin e KPA-së e cila e shkarkoi Muçin nga detyra.

Në faqen zyrtare rezultojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si edhe Fiona Papajorgji.

Ditën e djeshme pas vendimit të KPA, Muçi u shpreh se pavarësisht kësaj ai do të vijojë detyrën e tij pranë Gjykatës Kushtetuese dhe sot në mëngjes u paraqit në zyrën e tij.

Paraditen e sotme ai i ka dërguar një letër të hapur Gjykatës Kushtetuese. Në këtë letër, Muçi i kërkon Gjykatës Kushtetuese se është në pritje të vendimit të saj lidhur me vijimin e mandatit të tij pasi KPA vendosi ta shkarkojë.

Po sot Presidenti Meta e ftoi Muçin në takim. Ende nuk dihet se çfarë u bisedua, ndërkohë që në orën 18:30 presidenti Meta ka lajmëruar një konferencë të rëndësishmë për shtyp.

Një ditë pas shkarkimit nga KPA, Besnik Muçi letër Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj për mandatin tim si anëtar

Të fundit