Flash News

KRYESORE

Goditi disa herë me thikë një 19-vjeçar, arrestohet i mituri; procedim penal edhe për një 34-vjeçar

Goditi disa herë me thikë një 19-vjeçar, arrestohet i

Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me thikë një të ri pas një konflikti  për motive të dobëta. Mësohet se, shtetasi me iniciale SH.D. ka goditur disa herë me thikë, në në kurriz dhe në krah, 19 vjeçarin E.D, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

I riu u transportua për mjekim në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, nga ngjarja është proceduar penalisht edhe një 34 vjeçar, shoku i viktimës, pasi goditi me mjete të forta në rtrup autorin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Goditi me thikë një 19-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 16-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit