Flash News

KRYESORE

Godole: Me copat e statujave të rrëzuara mund të kishim ricikluar një memorial gjigand në emër të demokracisë

Pedagogia Jonila Godole, duke ju referuar deklaratës së bërë nga  gazetarja Vilma Filaj-Ballvora, në aktivitetin për ndër të 20 shkurtit 1991 dhe rolit të gazetarëve se ‘me bronzin e Enverit, Stalinit dhe Leninit u ngrit statuja e fizikantit dhe filozofit te shquar gjerman G.C.Lichtenberg’, thotë se ka bërë disa kërkime në mediat gjermane.

Në rrjetin social Facebook, Godole shkuan se statuja 1.5 m e lartë u vendos në qytetin Göttingen në datën 1 korrik 1992, me rastin e 250 vjetorit të lindjes së filozofit.

“Tragjikomike! - Një personalitet si Lichtenberg derdhet në bronzin e tre prej figurave me famëkeqe të historisë botërore.

Kush i menaxhonte copat e statujave të rrëzuara? Mund t'i kishim ricikluar vetë dhe ngritur dikur një memorial gjigand në emër të demokracisë që Enveri me shokë nuk e deshën kurrë të vendosej... ose një memorial kundër tij”, shkruan Godole.

Postimi i plotë i Jonila Godoles

E pabesueshme!!

"Me bronzin e Enverit, Stalinit dhe Leninit u ngrit statuja e fizikantit dhe filozofit te shquar gjerman G.C.Lichtenberg" -

tregoi gazetarja e Deutsche Welle Vilma Filaj-Ballvora sot ne aktivitetin për nder të 20 shkurtit 1991 dhe rolit te gazetareve.

Bera nje kerkim te vogel te mediat gjermane dhe gjeta keto informacione:

Statuja 1.5 m e larte u vendos ne qytetin Göttingen ne daten 1 korrik 1992, me rastin e 250 vjetorit te lindjes se filozofit. Statuja i ishte porositur dhe paguar nga botuesi Tete Böttger te skulptori shqiptar Fuat Dushku (1930-2002), i cili e gdhendi ate duke perdorur bronzin e statujave te Enver Hoxhes, Stalinit dhe Leninit.

Tragjikomike! - Nje personalitet si Lichtenberg derdhet ne bronzin e tre prej figurave me famekeqe te historise boterore.

Kush i menaxhonte copat e statujave te rrezuara? Mund t'i kishim ricikluar vete dhe ngritur dikur nje memorial gjigand ne emer te demokracise qe Enveri me shoke nuk e deshen kurre te vendosej... ose nje memorial kunder tij.

Dhe ta mendosh qe sa here kam shkuar ne Göttingen jam ulur prane Lichtenbergut !

 

Të fundit