Flash News

KRYESORE

Grabiten 2 milionë lekë brenda në komisariatin e Durrësit, tentohet fshehja e ngjarjes

Grabiten 2 milionë lekë brenda në komisariatin e Durrësit,

Zyra e  qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku paguhen gjobat e qytetarëve ka rënë pre e grabitjes.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës së 28 nëntorit, duke u gdhirë 29 nëntori, por policia nuk ka bërë publike ngjarjen.

Burime të sigurta konfirmojnë se janë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra, që nuk dihet se përse ndodheshin brenda kësaj zyre.

Dyshohet se kanë qenë dy të rinj që kanë thyer dritaren e kësaj zyre dhe kanë hyrë brenda saj, ndërsa mendohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit