Flash News

KRYESORE

Greqi, policia greke arreston dy të rinj shqiptarë, shkëmbenin 67 kg drogë

Greqi, policia greke arreston dy të rinj shqiptarë, shkëmbenin 67

Rreth 67 kg marijuanë janë sekuestruar në kufi me Shqipërinë nga policia greke. Droga u kap në një zonë bujqësore në Parapotamo të Igumenicës. Policia fqinje ndërhyri në momentin kur një 24-vjeçar shqiptar po i dorëzonte një bashkëmoshatari tjetër 2 çanta.

Brenda tyre policia zbuloi se ndodheshin 64 pako me 67 kg e 30 gramë marijuanë. Dy shqiptarët përfunduan në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan makina e njërit prej shqiptarëve si dhe tre telefonë celularë.

 

 

 

Të fundit