Flash News

KRYESORE

Greqia hap kufijtë turistikë për 29 vende, përfshirë dhe Shqipërinë

Greqia hap kufijtë turistikë për 29 vende, përfshirë

Duke nisur nga data 15 qershor, Greqia do të hapë kufijtë për turistët për 29 vende. Në listën e këtyre vendeve përfshihet dhe Shqipëria.

Në 29 vendet me të cilët do të hapë kufijtë turistik Greqia janë vendet e Ballkanit, Gjermania, që është dhe tregu i parë për turizmin në hyrje për Greqinë, por edhe tregje më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Ministria e Turizmit ka publikuar listën e plotë të vendeve që do lejohen:

Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.

Sipas autoriteteve fqinje, kjo listë u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi mori parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen

 

Të fundit