Flash News

KRYESORE

“Gruaja ime i vuri bukën”, Zagani dhe Nuhu flasin për takimin e tyre në arrati

“Gruaja ime i vuri bukën”, Zagani dhe Nuhu flasin për

Në një lidhje me Skype për News 24, nga arrati dy ish-oficerët e policisë të cilët akuzuan përfshirjen e politikanëve me kriminelë, Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu kanë treguar se si janë njohur me njëri-tjetrin.

Emiljano Nuhu ka treguar për Nisida Tufën se me Dritan Zaganin është takuar një herë të vetme dhe se ai i ka dhënë bukë e kanë folur në lidhje me procedurat që duhej të ndiqte e institucionit që duhej t’i drejtohej për të kërkuar mbrojtje.

Po kështu e ka treguar dhe Zagani për takimin me Nuhun, duke shtuar se ruan kontakte me të. Ndërsa për vendin se ku është Nuhu aktualisht u shpreh, “Nuk e di, por edhe po ta dija nuk do të tregoja”, duke shtuar më tej se nuk flet për arsye sigurie.

"Më shkruajti një ditë, nuk  e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e tij."Kam nevojë të më shpjegosh gjërat, sepse ndodhem në të njëjtën situatë si ty". Unë i ktheva përgjigje pasi bëra pak verifikime nëpërmjet miqve të mi.

E kam takuar për herë të parë para një jave. Pas një udhëtimi të stërmundimshëm, i rraskapitur, pash fëmijën që ishte dy vjeç i thashë," hajde të shtëpia ime. Do të të tregoj derën e shtetit", u shpreh Zagani.

Zagani dhe Nuku janë shprehur se ndodhen në një vend të Bashkimit Europian, por pa treguar shtetin.

Emiljano Nuhu jep detaje: Rrahman Rraja u fut i pari në zyrën time, kush ishte më agresiv

Të fundit