Flash News

KRYESORE

Gruaja zbriti të blinte diçka, fëmijët ishin me të në makinë. Dalin detajet nga vrasja e Armando Gjinit në Rrëshen

Gruaja zbriti të blinte diçka, fëmijët ishin me të

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të Tonin, Armando Gjinit në qendër të Rrëshenit.

Mësohet se Gjini ka qenë në makinë sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij në momentin e ekzekutimit.

Sipas gazetës 'Panorama', viktima, kishte ndaluar mjetin pasi bashkëshortja e tij kishte zbritur për të blerë në një market.

Autorët, të cilët e kishin ndjekur me makinë, e cila sipas dëshmitarëve ishte me xhama të zinj, e kanë parakaluar dhe kanë qëlluar në drejtim të shoferit me breshëri.

Në këtë moment, brenda në mjet me Gjinin kanë qenë edhe fëmijët e tij të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Autorët më pas kanë ikur me shpejtësi nga vendngjarja dhe policia ka nisur kontrollet duke krehur gjithë zonën për kapjen e tyre.

Të fundit