Flash News

KRYESORE

Gurakuqi rikthehet në lagjen e tij të vjetër, në të njëjtin vend ku bënte fushatë Azem Hajdari

Gurakuqi rikthehet në lagjen e tij të vjetër, në të

Kandidati i PD-së për Shkodrën, Romeo Gurakuqi, i cili udhëheq listën e kësaj partie, është takuar sot me banorë të lagjes “Perlat Rexhepi”, ku ai ka jetuar për 40 vite. Gurakuqi është takuar me banorët dhe u ka prezantuar programin e PD-së që sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies.

Por, Romeo Gurakuqi ka zbuluar edhe një tjetër detaj interesat, pasi kjo zonë ishte e para ku Azem Hajdari bëri fushatë më 31 mars të 1991. Dhe a e dini sa vota morën socialistët në këtë lagje 26 vite më parë? Vetëm tre të tilla.

“Në zonën elektorale të Azem Hajdarit, 31 mars 1991: PPSh mori veç tre vota. Takim derë më derë në lagjen "Perlat Rexhepi"(Badra)”, shkruan Gurakuqi teksa publikon edhe foto nga takimet me qytetarët.

Të fundit