Hande komenton ndarjen nga ish-i dashuri këngëtar, por ikën nga intervista kur e pyesin nëse është e lidhur me Kerem

Aktorja e njohur turke, e cila njihet edhe për publikun shqiptar, Hande Erçel disa javë më parë i dha fund lidhjes disa vjeçare me këngëtarin Murat Dalkiliç. Lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë aktorja e cila shkroi në rrjete sociale se ata kanë mbetur miq dhe gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.

Pas ndarjes mediat turke filluan të shkruajnë se Hande ka nisur një lidhje me aktorin Kerem Bursin. Me të cilin aktorja ajo po luan bashkë në role protagoniste në serialin që po transmetohet aktualisht në Turqi në Fox neës,  “Sen Çal Kapimi”.

Kerem Bursin i mohoi lajmet dhe u shpreh se skenat e puthjeve mes tyre janë realizuar për episodet dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë.

Ndërkohë Hande së fundmi është ndaluar nga gazetarët të cilët e kanë pyetur për ndarjen dhe përgjigja e aktores ishte: “Unë e kam bërë tashmë deklaratën time. Shkrova shumë bukur në rrjete sociale. Nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj. Ai vazhdon të jetë një person me vlera për mua dhe ashtu do mbetet. I kam thënë të gjitha”.

Lidhur me lajmet se ajo është e lidhur me kolegun e saj, Kerem Bursin, Hande bëri veprimin e papritur dhe u largua me makinë duke mos dashur të flasë.