Flash News

KRYESORE

Haradinaj: Presidenti Thaçi i ka bërë dëme të mëdha Kosovës; kritika dhe për anëtarët e koalicionit qeverisës

Haradinaj: Presidenti Thaçi i ka bërë dëme të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradina ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, pasi sipas tij me qëndrimet që ka mbajtur i ka shkaktuar probleme të shumta vendit.

“Presidenti i ka bërë dëme të mëdha vendit në lidhje me idetë e tij për dialogun, me avancimet për ndarjen e Kosovës, diskutimet e tij na kanë sjellë në gjendjen që jemi sot”, u shpreh Haradinaj për mediat.

Më tej ai nuk i kurseu kritikat edhe për anëtarët e koalicionit qeverisës.

“Për Vesilin, Limaj etj, pse kaq shpejt kaq shpejt të pranojmë kushtet e Serbisë,  unë i kam thënë po pezullimit, por pasi të kemi parë çfarë përmban marrëveshja”, shtoi më tej ai.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli kërkoi që Kosova të respektojë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

“Ndërkohë, këto përplasje të ashpra vijnë pas vizitave të delegacionit të administratës amerikane dhe atij të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Brukselit ripërsëritën kërkesën e tyre për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe”, u shpreh ai.

Të fundit