Flash News

KRYESORE

Helmimi i 26 numëruesve në Kosovë, reagon Vetëvendosja: Pakot janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me helmimin e 26 numëruesve të votave në Kosovë.

“Këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhje, por janë sjellë kundërligjshëm nga zyra ndërlidhëse e Serbisë”, thuhet në reagimin e VV.

26 persona janë helmuar mëngjesin e sotëm në Qendrën e Numërimit të Votave në Kosovë. Ata pësuan skuqje dhe irritim në duar edhe fytyrë.

Votat në zarfe ishin të palës serbe.

Helmohen 26 persona gjatë numërimit të votave në Kosovë, mediat: Erdhën nga Serbia, zarfet kishin aromë të fortë

Të fundit