Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Heshta, edhe pse isha i bindur se për mua nuk do bëhej drejtësi’/ Tahiri: Nuk u fsheha pas politikës siç bënë të tjerët para meje
Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha se edhe pse përballë akuzave të pavërteta, vendosi të heshte për të respektuar drejtësinë, edhe pse, sipas tij, mund të kishte bërë si shumë të tjerë, të shfrytëzonte politikën përballë akuzave.
Ai shtoi se vendosi ta bënte këtë edhe pse ishte i bindur se për të nuk do të bëhej drejtësi.
“Unë heshta përballë të gjitha gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë, e jo se nuk di të flas. Heshta edhe pasi gazetarë dhe analistë shfrynë fantazinë duke shpifur dhe gënjyer për mua.
Unë e kisha shumë kollaj të mbaja mandatin e deputetit, të vija në Parlament dhe të shfrytëzoja politikën përballë akuzave, siç kanë bërë të gjithë ata të tjerët para meje pa asnjë përjashtim.
Kanë ndenjur në Parlament edhe pse janë akuzuar për vrasje, apo për vjedhje dhe akuza të tjera.
Unë bëra të kundërtën, lashë mandatin dhe ndërpreva çdo aktivitet politik, i bindur se vetëm drejtësi për mua nuk do të bëhej”, tha Tahiri.