
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbërrin në Maqedoninë e Veriut varianti britanik i Covid-19, konfirmohet rasti i parë
Babai vret djalin në Prishtinë, viktima plagosi reperin e njohur shqiptar 4 vite më parë
Përgjim i ri, zakone të vjetra
Hipokrizia e Damian Gjiknurit dhe socialistëve, sot kallëzojnë ish-drejtorin e LSI, kur ishte pjesë e ‘tepsisë’ i dhanë 35 mln dollarë ndonëse kishin kërkesën për shkarkim

Ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri ka kallëzuar sot penalisht ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, për shkak se me veprimet dhe mosveprimet i ka shkaktuar shtetit mbi 70 milionë dollarë dëme në rrugën Tiranë-Elbasan. Xhika ishte emëruar në këtë detyrë si propozim i LSI-së dhe ka dhënë dorëheqjen më 18 shtator të këtij viti, pas kalimit të infrastrukturës në drejtimin e Gjiknurit.
Por rasti i sotëm nuk është i pari kur faktohet se nën drejtimin e Dashamir Xhikës, ARRSH i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit. Në shkurt të 2016-ës, kur LSI ishte ende pjesë e “tepsisë”, Kontrolli i Lartë i Shtetit dorëzoi në Prokurori kallëzim penal ndaj Xhikës pasi rezultonte se kishte shkaktuar një dëm prej 4.5 milionë euro në zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe në ndërtimin e ‘By pass’-it Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.
Përveç të tjerave, KLSH kërkoi edhe nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të Xhikës si kryetar i ARRSH-së.
Në atë periudhë, Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Edmond Haxhinasto, ministër i LSI-së, dhe sigurisht që ndaj Xhikës nuk u mor asnjë masë.
Megjithatë, kur kishte kaluar më shumë se një vit nga denoncimi i KLSH-së në Prokurori dhe kërkesa për shkarkim, më 11 prill të 2017-ës, Dashamir Xhika jo vetëm që qëndronte i pashqetësuar në detyrë, por deputetët e Partisë Socialiste në komisionin e Ligjeve që drejtohej nga Vasilika Hysi dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama, “e shpërblyen” me 35 milionë dollarë të tjera për rrugën Tiranë-Elbasan. I vetmi që ngriti shqetësimin për koston e lartë të kësaj autostrade ishte deputeti Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës.
Sot, ministri i të njëjtës qeveri, Damian Gjiknuri, ka zbuluar se Dashamir Xhika në rrugën që pak muaj më parë mori 35 milionë dollarë, ka shkaktuar një dëm mbi 70 milionë dollarë. Por a mund të shmangej ky dëm kolosal për shqiptarët nëse Edi Rama do të kishte zbatuar kërkesën e KLSH-së në shkurt të 2016-ës për shkarkimin e Dashamir Xhikës?
Ditari politik





Të fundit




Murrizi: SPAK të hetojë korrupsionin në institucione, t'i lërë gjobat e biçikletave
28 Janar 2021, 12:33
Zgjedhjet/ PD prezanton programin, Basha: Do të përmbushim angazhimet e marra
28 Janar 2021, 12:24


Vodhi të sëmurin me Covid tek Infektivi, gjykata lë në burg infermieren 30-vjeçare
28 Janar 2021, 11:58
Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5 kandidatë në garë
28 Janar 2021, 11:52


Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike me 25 prill
28 Janar 2021, 11:23

Ekipi i OBSH-së në Vuhan fillon punën në terren për origjinën e Covid-19
28 Janar 2021, 11:08
Vetëvaret në qeli, humb jetën i burgosuri në Peqin
28 Janar 2021, 10:51
Mutacionet e Covid-19 në Shqipëri, ISHP flet për praninë e varianteve të reja
28 Janar 2021, 10:48
Denaj bën bilancin e 2020: Tërmeti dhe pandemia, togfjalëshi i vitit që lamë pas
28 Janar 2021, 10:29
“Nuk ka shtyrje të afatit”, Çuçi: Rinovoni kartat e ID
28 Janar 2021, 10:17
Kryemadhi në Elbasan: Prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit
28 Janar 2021, 10:04

Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë
28 Janar 2021, 09:26
‘Fryhet’ administrata, qeveria hap mbi 700 vende pune në prag të zgjedhjeve
28 Janar 2021, 09:25
Kryeministri Johnson: Shkollat mund të rihapen më 8 mars
28 Janar 2021, 08:56