Flash News

KRYESORE

Hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, një muaj burg për dy deputetët e Kosovës

Hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, një muaj burg për dy

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin që ndaj dy deputetëve të akuzuar Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi të vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Dy deputetët do të qëndrojnë në burg deri më 27 janar 2018.  

Kujtojmë që deputetët e VV Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi u arrestuan më datë 27 nëntor 2017 pasi hodhën gaz lotsjellës në parlament.

Politikanët akuzohen për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod.

 

Të fundit