Flash News

KRYESORE

Hoteli super-luksoz që Edi Rama zgjodhi për të takuar liderin e vetëm gjatë Asamblesë së OKB-së

Edi Rama ndodhet prej katër ditësh në Nju Jork me argumentin se po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, kryeministri shqiptar nuk ka zhvilluar ende asnjë takim në ambientet e selisë së OKB-së, ashtu siç veprojnë liderët e botës duke filluar nga Donald Trump dhe Emmanuel Macron, deri te mikro-shtetet, anëtare të organizatës.

Ditën e djeshme u njoftua për një takim të Ramës me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ishte zhvilluar në kuadër të punimeve të Asamblesë.

Mësohet se ky takim nuk është zhvilluar në ambientetet e OKB-së, por në një prej hoteleve më luksoze të botës që ndodhet në Nju Jork, “The Peninsula”, raporton Politiko.al.

Biseda mes Ramës dhe Erdogan ka zgjatur për 30 minuta, ndërkohë që është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Hotel “The Peninsula” ndodhet në zonën  ‘Fifth Avenue’ dhe në vitin 2007-të u vlerësua si një prej hoteleve më të mira në botë.

Është e kot të flasësh më shumë për këtë hotel pasi mjafton të shikosh fotot. Por duhet thënë se Edi Rama edhe kësaj here ka qëlluar hotelin më të shtrenjtë të mundshëm dhe më të rehatshëm për të. Gjithsesi, takimet në selinë e OKB-së janë shumë monotone dhe të parehatshme për një piktor me shije të holla, apo jo?

Të fundit