Flash News

KRYESORE

I dënuar dhe me tre identitetet, reagon Mark Babani: S’kam bërë as 24 orë burg

I dënuar dhe me tre identitetet, reagon Mark Babani: S’kam

Vjen reagimi i parë i Mark Babanit, kreut të bashkisë së Vaut të Dejës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pasi PD i ka kërkuar Prokurorisë të nisë një verifikim ndaj tij, pasi ka dyshime se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, sipas PD, Babani ka fshehur në formularin e dekriminalizimit edhe tre identitete. Kryebashkiaku i PS reagon për Ora News ku hedh poshtë akuzat e PD.

Sipas Babanit, jo vetëm ai por as i ati nuk kanë bërë as 24 orë burg, ndërsa sqaron si qëndron e vërteta e ndryshimin e mbiemrit.

“Jam Mark Babani i lindur me 24 dhjetor 1966. Jam me mbiemrin Babaj por në shkollë të gjithë kushërinjtë dhe njerëzit e mi e kemi kthyer Babani. Kështu jam regjistruar në klasën e parë. Kam mbaruar shkollën e mesme, kam mbaruar ushtrinë në Tiranë, kam qenë sportist në klubin Vllaznia për tre vjet, si Mark Babani. Kur kam shkuar në Itali me 6 mars të 1991 jam regjistruar Mark Babani i datëlindjes 24 dhjetor 1966. Momentin e parë kur kemi marrë permesot e sonxhornos në Itali, një grup i zonës sonë, në prill-maj të 1991 në Siçili, kam filluar punë në një fabrikë peshku në fund të '91, shtator-tetor. Kam punuar për tre vjet deri në '94. Punoja në dy punë, edhe në një hotel. Jam larguar nga Italia në 1995, me fabrikën që punoja kemi bërë një investim në Shëngjin të Lezhës”, thotë Babani.

I pyetur lidhur me akuzat e PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut, Babani shprehet se “Kjo pjesë nuk ka lidhje me mua dhe jetën time, më vjen shumë turp që i dëgjoj këto fjalë. Kam luftuar të gjithë jetën time me qenë një shqiptar model. Gjithë jetën unë, babai im dhe gjyshi im nuk i ka bërë kush 24 orë burg”.

“I dënuar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut”, ç’ka deklaruar Mark Babani në formularin e dekriminalizimit

Të fundit