Flash News

KRYESORE

“I dënuar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut”, ç’ka deklaruar Mark Babani në formularin e dekriminalizimit

Partia Demokratike i kërkoi sot Prokurorisë të nisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas PD, dyshohet se Babani ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe ka fshehur edhe 3 identitete të tjera.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të PS, pas Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut.

Nga ana tjetër, në formularin e vetëdeklarimit në KQZ, Babani ka pranuar se e ka ndryshuar mbiemrin për arsye personale nga Babaj në Babani, por nuk ka deklaruar se ka patur probleme me drejtësinë në të shkuarën.

Po ashtu, ai deklaron se ka jetuar në Itali si emigrant nga viti 1991-1995.

Ndërkohë, PD ka vënë në dispozicion edhe tre identitetet që ka ndryshuar Babani, por që nuk janë deklaruar plotësisht. Ato janë:

Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965

Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967

Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968.

 

PD shënjestron kryebashkiakun e radhës, 10 socialistët që rrezikojnë të kenë fatin e Pjetrit

Të fundit