Flash News

KRYESORE

Biznesmenit i djegin automjetin gjatë natës në Vlorë, zbulohet sherri me thika para dy vitesh

Biznesmenit i djegin automjetin gjatë natës në Vlorë,

Mbrëmjen e djeshme një automjet është gjetur i shkrumbuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, në vendin e quajtur Xhamia. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të maskuar me biçikletë.  Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes. Automjeti me targa AA777KP, i tipit “Benz”, rezulton në pronësi të biznesmenit të ndërtimit Eduart Alikaj, i cili është një emër i njohur për policinë.

Në vitin 2016, Alikaj u arrestua pas një konflikti me thika me punonjësit e një parkimi në qytetin bregdetar. Alikaj sëbashku me një tjetër, lanë tre persona të plagosur.

“Më datë 15.12.2016, në lagjen “29 Nëntori” pas një konflikti midis palëve për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës “thikë”, ku kanë mbetur të plagosur tre shtetasit F.V, Ç.V dhe F.V, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar fizikisht edhe një nga personat e arrestuar, shtetasi Eduard Alikaj, i cili u shtrua ne spital”, njoftonte policia dy vite më parë.

Shkak i këtij konflikti mendohet të jetë bërë bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Mes 44-vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park shpk”.

Të fundit