Flash News

KRYESORE

'I ka vendosur për politikën e saj të brendshme', Rama sqaron kushtet e Gjermanisë: Nuk janë 9, por 999

'I ka vendosur për politikën e saj të brendshme', Rama

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar kushtet e reja që Bundestagu gjerman i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE.

Nga foltorja e kuvendit, Rama tha se shteti gjerman ka vendosur kushtet në funksion të politikës të saj të brendshme.

"Gjermania ka vënë kushte. Pse? I ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të saj. Edhe pse në grupin më të madh parlamentar në Gjermani bëhet një debat deri në momentin e fundit dhe ka vota pro e kundër me gjithë kushte, për politikë të brendshme.

Gjermania ka thënë po për një arsye, që e shprehu dje. Kancelarja tha që nuk ka ndarje mes Maqedonië e Shqpërisë dhe do jetë po për Shqipërinë. Janë 999 kushte, nuk janë 9. Kushtet janë të lidhura me punë që si ju thanë e si nuk u thanë do bëhen"-tha Rama.

Të fundit