Flash News

KRYESORE

I kërkuan të riatdhesohet, shqiptari kërcënon të hedhë fëmijën nga balloni

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi ka tentuar të hedhë në shenjë proteste fëmijën e tij të mitur nga balloni.

Sipas medias gjermane “Westdeutsche Zeitung”  familjes së 30 vjeçarit me pesë anëtarë i ishte kërkuar që të riatdhesohej nga Gjermania. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Krefeld, në një qendër që shërbente për strehimin e refugjatëve.

Në kushtet e dëshpërimit, babai kishte marrë fëmijën e tij rreth 4 vjeç dhe kishte kërcënuar se do ta hidhte nga ballkoni i katit të tretë. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe kanë parandaluar aktin ekstrem të babait shqiptar.

Kujtojmë, se edhe pak javë më parë një shtetas nga Kosova u hodh nga ura, pasi i kishin kërkuar që ai bashkë me familjen e tij të ktheheshin në atdhe.

Të fundit