Flash News

KRYESORE

I regjistruar nga KQZ si kryetar i LIBRA, reagon Blushi: Sot u binda se kam marrë vendimin e duhur

I regjistruar nga KQZ si kryetar i LIBRA, reagon Blushi: Sot u binda se kam

Partia Lista e Barabartë është regjistruar sot në Komisionin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Por KQZ e ka regjistruar Listën e Barabartë si parti që do të garojë me kryetar Ben Blushin, ndonëse ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik.

“Partia Lista e Barabartë, me shkronja nistore “LIBRA”, nëpërmjet përfaqësueses të posaçme, znj.Matilda Beqiri, e autorizuar nga Kryetari z. Ben Blushi, ka paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore që do të zhvillohen më datë 30 qershor 2019, administruar me nr.2146 prot., datë 03.04.2019”, thuhet në relacionin e KQZ.

I kontaktuar nga “Panorama”, Blushi është shprehur se sot kur ka dëgjuar se KQZ e ka regjistruar në zgjedhje si kryetar i LIBRA, ka marrë vendimin e duhur që është largaur nga politika. Më tej ai është shprehur se ka komunikuar zyrtarisht me KQZ për t’i kërkuar çregjistrimin nga fleta e votimit.

Gati 1 vit pasi u largova nga politika sot u binda për të disatën herë që kam marrë vendimin e duhur kur dëgjova se KQZ me ka regjistruar në zgjedhje si kryetar i LIBRA, partisë që kam drejtuar deri në janar te vitit 2018.

Meqë ky lajm me ka habitur si mua ashtu dhe ata që e kanë përhapur dua ti siguroj të gjithë se unë nuk kandidoj dhe nuk drejtoj asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndërkohe kam komunikuar zyrtarisht me KQZ për ti kërkuar të më çregjistrojë nga fleta e votimit.

Shpresoj të më lehtësojnë nga sikleti për të kandiduar me pahir”, është shprehur Blushi për “Panorama”.

https://politiko.al/drejton-top-channel-por-ben-blushi-regjistrohet-ne-zgjedhje-si-kryetar-i-libra-s/

Të fundit