Flash News

KRYESORE

IKMT i shembi restorantin pa leje, zyrtari i PD ‘lexon’ ligjin që favorizon Kokëdhimën: Si do t’ia përlajë shtetit disa mijëra euro

Sot, herët në mëngjes, IKMT ka nisur aksionin për shembjen e restorant ‘Panorma’ në Porto Palermo në Himarë, në pronësi të Mihal Kokëdhinës.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar duke ngritur alarmin se si ky aksion do t’i kushtojë shtetit shqiptar disa mijëra euro, teksa interpreton ligjet shqiptare në fuqi.

Sipas Malltezit, shteti duke mos i lënë mundësi animimi Kokëdhimës, i mundëson këtij të fundit të fitojë një proces gjyqësor.

Reagimi:

Pse shteti vepron si i forti i lagjes e jo ne baze te ligjeve ne fuqi? 6 vjet mbretëronte paligjshmëria dhe as INUK-IKMT, as tatimet, as bashkia e as policia nuk vepronin as per ndertimin pa leje, as per mos regjistrimin e mos pagesat e taksave, as per zaptimin e plazhit me shezlonge pa leje e as per akuakulturen pa leje. Sot u zgjua nga gjumi shteti dhe po e prish objektin se qenka i paligjshem! Sot e pe qe ishte i paligjshem o tu mbyllte?

Po para 4-5 vitesh e kam paraqitur kete objekt mes dhjetera te tjerave si ndertime te paligjshme te njerezve prane pushtave te shtetit por nuk u ndie njeri. U desh skandali mediatik qe te kujtohet shteti se paligjshmeria ka ngrit perandori? Nese Mihali nuk do kish dale ne gjithe mediat e botes do vijonte punen i qete pa letra? Dhe tani i versulet shteti me terbimin e te fortit te lagjes qe 6 minuta video i qelben gjithe perrallen (fasaden) per turizmin e madh qe behet ne Shqiperi.

Po ligji apo c’e deshe? Se ligji te detyron qe me se paku ti japesh nje pergjigje me shkrim per kerkesen e tij (me dorovitje tek zoti Lam) per legalizimin e objektit.

Pas pergjigjes zyrtare duhet te kete te drejte ankimimi qe eshte gjithashtu parashikuar ne ligj, e ne kete kohe nuk mund te nderhyjne re fortit e lagjes. Pra, eshe sikur zoti Lam nen udheheqjen e ndritur te partise dhe te shtetit te kish nxjerre vendim per mos legalizim qysh te nesermen e ngjarjes ne Porto Palermo, sipas ligjeve te shtetit ligjor Mihali ka te drejten e ankimit ne gjykate e gjate kesaj kohe nuk mund te prishet objekti. Vetem pas skadimit te afatit te ankimimit ne gjykate apo vendimit te gjykates kunder ankimit, vec atehere mund te prishet objekti.

Kete thote ligji jo deshira e njerit apo tjetrit. Por gjykata tani ne gusht eshte ne pushim, pra i bie qe i shkreti Mihal edhe nese do kete marre vendimin e zotit Lam nuk ka mundesi objektive ta ankimoje vendimin.

Shteti duke mos lene mundesi ankimimi ka vepruar ne kundershtim me ligjin dhe i mundeson Mihalit te perlaje disa qindra mijera euro permes nje precesi gjyqsor. Nuk thosh lot Mihali e kam mik kryeministrin.

Të fundit