Flash News

KRYESORE

Isa Mustafa: Në takimin e radhës me LVV, vendosim nëse do të ketë ose jo koalicion qeverisës

Isa Mustafa: Në takimin e radhës me LVV, vendosim nëse do të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se takimi i radhës do të jetë edhe i fundit me Lëvizjen Vetëvendosje, për të përcaktuar nëse do të ketë apo jo koalicion qeverisës mes dy partive. Ai shtoi se partia e tij, në asnjë rast nuk ka kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, apo këmbim të ministrive.

“Ne kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë, por i trajtojmë qëndrimet tona. Se a mbetet LDK edhe më tutje pranë qëndrimin se të ketë kryeparlamentarin, të ketë zotimin për presidentin e vendin dhe të ketë 5 ministri. Ose nuk mbetet, qëndrimi ka qenë ky se ne duhet të kemi këto pozita. Çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrjen e verifikimit të organeve tona”, tha ai, duke shtuar “Nuk do të takohen më me LVV-në vetëm për t’u takuar, por vetëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare”

Kreu i LDK-së nuk e mohoi se kjo mund të ndodhë brenda kësaj jave.

“Do të presin si do të reflektojë Vetëvendosja pas ofertës së sotme të tyre. “

Të fundit