Flash News

KRYESORE

Ish-aleati i Ramës: Shqiptarët vetëm votojnë, procesin zgjedhor e bëjnë PS dhe PD

Koço Kokëdhima, ish-aleati i Edi Ramës, aktualisht kreu i partisë ‘Zgjedhja” e ka cilësuar reformën Zgjedhore një domosdoshmëri për shqiptarët, që prej 30 vitesh sipas tij janë të vjedhur nga politika në të gjitha kuptimet.

I ftuar në ‘news 24’, Kokëdhima deklaron se shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje me lista të hapura pasi deri tani zgjedhjet i bën Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Reforma zgjedhore është e domosdoshme sepse parlamenti nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve.

Shqiptarët janë të vjedhur nga të gjitha kuptimet nga politika aktuale.

Populli vetëm voton, por zgjedhjet i bën Edi Rama dhe Sali Berisha, Rama dhe Basha. Nuk voton asnjë emër, por vetëm për PS dhe PD, nuk ka tjetër mundësi.

Përmes një procesi zgjedhor që e bëjnë si të duan këto dy parti dhe kryetarë.

Pse në Shqipëri ka gjithë këta njerëz që nuk duhet të ishin në parlamentin tonë, se është komplet me servilat e kryetarëve të partisë, pse vendi është i vjedhur dhe i varfër, kemi problemet me zbatimin e ligjit e cdo tregues, pra për arsye të politikës që ne duam të ndryshojmë.

Me ç’mekanizëm mund të ndryshojë politika, vetëm nëse populli do ketë liri të zgjedhë përfaqësuesit e mirë dhe të fshijë këta që e kanë tradhtuar sistematikisht.

Populli duhet të votojë emrat edhe kur janë pjesë e listave partiake, duhet të ketë lista të hapura”, thotë Kokëdhima.

Të fundit