Ish deputeti fajëson qeverinë për grumbullimet e njerëzve në rrugë: Një vit më para Tirana ishte bosh në ditë si kjo e sotmja

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shpreh shqetësim për pamjet e sotshme të Tiranës për shkak se qytetarët dilnin në grupe në orarin e liri daljes.

Sipas Shehut kjo vjen prej paaftësisë së qeverisë pasi janë mbyllur të gjitha ambientet e tjera, parqe Dajti, bregdeti dhe sot qytetarët e Tiranës dyndeshin tek rruga e ngushtë mbi digën e liqenit artificial.

Përmes një statusi në Facebook, Shehu kujton se një vit më parë, në një të dielë si kjo e sotmja kryeqyteti ishte bosh, ndërsa grumbullimet e tilla rrezikojnë jetën.

Reagimi i plotë

Miopia qeverisese po i nxjerr qytetaret ne grupe duke rrezikuar rende!

Pamjet e sotme te Tiranes jane jo vetem shqetesuese, por te rrezikeshme, mijra qytetare qe detyrohen nga pa aftesia e atyre qe qeverisin te shetisin ne nje rruge te ngushte mbi digen e liqenit articial, sepse te gjitha ambjentet e tjera, parqet, levizja drejt hapesirave qofte atyre te Dajtit, bregdetit, etj jane te mbyllura!!!
Kthehuni reth nje vit me pare ne nje te diele si kjo e sotmja pa virusin, Tirana ishte pothuajse bosh se banoret ishin larguar, shperndare ne hapesira te ndyshme, pa dendesi midis tyre, ndersa sot me virusin ishin ngjitur-ngjitur!!!
Disa jave me pare, ne menyren me absurde, banoret i detyruan te “shypeshin” me njeri tjeterin ne dyqanet, se cdo mundesi u ngushtua ne intervalin e vetem 60-90 minutash.
Tashti, ne vend qe te shfrytezohen per te ulur dendesine hapesirat e Shqiperise per popullesine e vogel te saj, kushtet tona klimaterike te favoreshme per te luftuar virusin e rritur imunitetin, pa dyshim nen rregulla adeguate kjo, po i detyrojne banoret ose te arrijne dendesi te frikeshme ne menyre kaotike, ose te rrezikohen ne ambjetet e mbyllura familjare, qe sot po akuzohen shume.
Dhe e gjithe kjo kuturru, pa asnje mbrojtje, pa asnje mundesi edhe per maskat e domosdoshme; pa asnje politike testimesh e rritje te tyre per te njohur realitetin, duke i rrezikuar keshtu njerezit seriozisht.
Pa pergjegjeshmeri e amatorizem tejet i rrezikshem ky nga Qeveria e institucionet e saj, qe u duhet thene mjaft!!