Flash News

KRYESORE

Ish kreu i KQZ nuk bie dakord me propozimin për qeveri kujdestare: Delegjitimim i institucioneve me një pakt politik

Ish kreu i KQZ nuk bie dakord me propozimin për qeveri kujdestare:

Ish kreu i KQZ-së Denar Biba në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se mbështet depolitizimin e administratës zgjedhore.

Ai nuk bie dakord me qeverinë kujdestare, me argumentin se nuk tregojnë vullnetin e popullit.

I pyetur nga Kristaq Kume, ish kreu i KQZ se çfarë humbje sjell qeveria kujdestare, Biba tha:

“Qeveria kujdestare pak a shumë është provuar më 2017, ku opozita madje mori edhe Ministrinë e Brendshme. KQZ janë një grup burokratësh e teknokratësh, që kur të shkojnë në zgjedhje të gjejnë infrastrukturën përkatëse që të votojnë. Ishte delegjitimim i institucioneve me një pakt politik, nuk lë përshtypje të mirë edhe tek qytetarët. Është i nevojshëm depolitizimi i administratës zgjedhore”, tha Biba.

Të fundit