Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i Jashtëm: Nuk po bëhet opozita pengesë për integrimin, por realiteti në Shqipëri

Ish-ministri i Jashtëm: Nuk po bëhet opozita pengesë për

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit Edi Rama se qëndrimet e opozitës për krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri po bëhen pengesë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për ‘News 24’, Mustafaj tha se pengesë për procesin po bëhet vetë situata në vend.

“Nuk është e vërtetë që opozita po bëhet pengesë, pengesë po bëhet realiteti. Opozita po bën detyrën e saj. Procesi i integrimit nuk do të thotë se do të shuhen kritikat dhe debati publik”, deklaroi Mustafaj.

Sa i përket audio-përgjimit, ish-ministri beson se ai është autentik dhe se Rama e ka marrë në mbrojtje ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Të fundit