Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i nxjerr të palarat Edi Ramës: “Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës tregon se sa i respekton në të vërtetë besimtarët e fesë myslimane.

Sipas Manjanit, Rama bën sikur i respekton, ndërsa u shtron iftar, ndërsa kur ishte kryetar bashkie i shkelte me këmbë.

“Po kur bën sikur i respekton Myslimanët!!! Vite më parë, kur ishte Kryetar i Bashkisë, i shkelte me këmbë (literalisht) ritet fetare të tyre. Sot shtron iftare elektorale dhe flet për perëndimin, por me kokë nga Turqia dhe mendje nga Rusia.

Kjo foto tregon në të vërtetë se sa “i respektshëm” është. Vetëm për të ngrënë ulet me ta. Në të vërtetë, Qeveri e tepsisë është!”, shkruan Manjani, ndërsa publikon një foto të Ramës duke ecur mbi tapetin e myslimanëve, i cili përdoret për tu falur e për të kryer ritet fetare. Sipas rregullit, në atë tapet nuk lejohet të shkelësh me këpucë, ndërsa Rama duket duke e shkelur hapur këtë zakon.

 

Të fundit