Flash News

KRYESORE

Foto/ Ish-zëdhënësi i Tony Blair në Shqipëri, takon Ramën dhe tregon çfarë diskutoi me të

Alastair Campbell, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, emër i njohur si zëdhënës i Tony Blair në vitet e qeverisjes së liderit në Britaninë e Madhe, ka mbërritur një ditë më parë në Shqipëri.

Lajmin e bën të ditur vetë këshilltari i Ramës përmes rrjeteve sociale ku shkruan se është në Shqipëri me kryeministrin për të diskutuar mbi planet për mandatin e dytë të qeverisjes "Rama 2".

“Në Shqipëri me Edi Ramën për të diskutuar planet për mandatin e dytë. Lider i suksesshëm i punës, pro Europian” shkruan Campbell.

Ndërkohë vetëm pak orë më parë ka publikuar një tjetër status ku shkruan: “Shqipëria bën çmos që të duket si Skocia”.

Të fundit